E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryekomunarët e Mitrovicës dhe Zveçanit deklarohen për referendum

Përfaqësuesit e serbëve të komunave paralele të Zveçanit dhe Mitrovicës, kanë marrë vendimin që më 14 dhe 15 shkurt të vitit të ardhshëm të mbajnë referendum nëse serbët pranojnë instalimin e institucioneve të Prishtinës apo jo në very të Kosovës.
 

Ende nuk dihet nëse do të takohen edhe përfaqësuesit e komunës së Leposaviçit, kryetari i saj, Branko Ninic, ka mbështetur qëndrimin e Goran Bogdanovic, se referendumi është i panevojshëm”.
 

Më herët ai ka deklaruar se është i rezervuar rreth idesë që serbët e veriut të Kosovës të vendosin për çfarëdo çështje përmes referendumit.
 

Ndërkohë , kryetari paralel i Zubin-Potokut, Slavisa Ristic, ka thënë se përfaqësuesit e serbëve të kësaj komune do të takohen gjatë ditës, ku do të vendosin nëse e mbështesin apo jo referendumin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›