Nis mbledhja e Këshillit Bashkiak, pritet miratimi i buxhetit 2012-të
Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak ku pritet të diskutohet projektbuxheti i vitit 2012 për bashkinë e Tiranës. Buxheti është i pari që pas mbajtjes së zgjedhjeve të 8 majit, të cilat sollën dhe rotacionin politik.
Mësohet që në shqyrtimin e projektbuxhetit 2012 nuk do të jenë të pranishëm një pjesë e këshilltarëve të opozitës, pasi ata kanë braktisur mbledhjen nën arsyetimin e lënies së një afati kohor shumë të shkurtër dhe mungesë transparence.
Kështu ata kanë lënë sallën duke theksuar se përderisa ata nuk e kanë shqyrtuar projektbuxhetin, nuk kanë se çfarë të diskutojnë në mbledhjen e sotme.
Një bojkot i tillë ishte i parashikuar në një farë mënyre , megjithatë projektbuxheti pritet të kalojë nën firmën e mazhorancës në bashki.
Buxheti i bashkisë së Tiranës për vitin 2012-të është parashikuar të jetë rreth 7 miliardë lekë i cili do të shkojë për mjedisin, rikualifikimet urbane, rrugët, transportin publik dhe për arsimin parauniversitar dhe edukimi.