Universitetet, në garë 30 mijë maturantë
28/02/2009 Shtohet numri i kandidatëve që këtë vit do të përfshihen në provimet e maturës
Caktimi i lëndëve me zgjedhje duhet të bëhet vetëm pas njohjes me koeficientet e degëve
Provimet e maturës shtetërore për pranimet në universitete gjatë vitit të ardhshëm akademik përveç ndryshimeve të përcaktuara në rregullore do të shoqërohen edhe me rritjen e numrit të kandidatëve që do të marrin pjesë në to. Sipas përcaktimeve të bëra, pohohet se vetëm në provimet e detyruara pritet të marrin pjesë më shumë se 30 mijë maturantë që përfundojnë shkollën e mesme gjatë këtij viti. Por kësaj shifre pritet t’i shtohen edhe kandidatë të tjerë që do të përfshihen në garën e konkurrimeve, që cilësohen maturantë të vjetër, sepse i kanë mbyllur studimet para 2009-s. Specialistët pohojnë se numri i saktë i kandidatëve që do të marrin pjesë në provim do të përcaktohet pas mbylljes së procesit të plotësimit të formularëve, ku caktohen lëndët me zgjedhje. Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve tashmë ka iniciuar punën për përgatitjen mbi provimet e maturës, duke shpërndarë në të gjitha shkollat e mesme të vendit bazën e duhur materiale, siç janë formularët, udhëzuesit për plotësimin e tyre si dhe modelin për tabelën “T”, ku do të përmblidhen të dhënat e grumbulluara nga formularët. Sipas specialistëve, maturantët duhet të bëjnë kujdes në plotësimin e formularëve, veçanërisht në përcaktimin e dy lëndëve me zgjedhje ku duan të vijojnë studimet e larta. Sipas tyre, fillimisht është e nevojshme që të merren informacionet e duhura në lidhje me përbërjen e formularit dhe vetëm më pas ta plotësojnë atë. Kjo procedurë duhet kryer në praninë e një mësuesi shkolle ose personi të specializuar për maturën shkollore dhe pasi të jenë konsultuar me koeficientet e përcaktuara për 14 lëndët me zgjedhje nga Ministria e Arsimit. Të dhënat e maturantëve pjesëmarrës në provimet e maturës shtetërore do të dorëzohen zyrtarisht në formë elektronike, të ndara sipas shkollave pranë AVA-së deri në mbyllje të muajit mars.
Përcaktimi i lëndëve me zgjedhje
Caktimi i dy lëndëve me zgjedhje gjatë plotësimit të formularit A-1 duhet të bëhet vetëm pasi maturantët të jenë njohur me koeficientet e përcaktuara nga universitetet për secilën nga lëndët. Kjo me qëllim që gjatë përllogaritjes së komponentëve të maturës shtetërore ata të grumbullojnë sa më shumë pikë për t’u përfshirë në listat e fitueseve bazuar në kuotat që do të miratohen nga qeveria. Specialistët e arsimit pohojnë se, nëse një kandidat ka mbaruar shkollën e mesme në profilin shoqëror, për të garantuar degën që preferon duhet të përzgjedhë nga grupi i lëndëve me zgjedhje të përafërta me profilin e tij, por që mbartin koeficientin më të lartë. Ky i fundit luan një rol vendimtar në përcaktimin e listës së kandidatëve fitues për kuotat e pranimit që do të përcaktohen për universitetet publike. Po e njëjta procedurë këshillohet të ndiqet edhe nga maturantët e profileve të tjera shkollore, në mënyrë që të gjithë të sigurojnë një vend në fakultet në degët që preferojnë. Gjatë vitit të shkuar ndodhi që shumë prej maturantëve përzgjodhën lëndët jashtë profilit të tyre, çka solli dhe renditjen e tyre jashtë listës së fituesve. Për të shmangur një gjë të tillë, këshillohet që më parë të shihen me kujdes koeficientet e lëndëve me zgjedhje dhe më pas të përcaktohen ato.
Ndarja sipas kategorive
Kandidatët që do të pranohen në universitet
Në rregulloren e provimeve të maturës shtetërore për 2009-n janë përcaktuar edhe kategoritë që duhet të japin provimet për pranimet në universitete. Kështu, çdo nxënës që ka vlerësimin “kalues” në dy provimet e detyruara dhe dëshiron të vazhdojë studimet e larta, ka të drejtë të japë edhe provimet me zgjedhje. Ndërsa nxënësit që janë mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara, në sezonin e parë nuk kanë të drejtë të futet në provimet me zgjedhje, çka do të thotë se për këtë vit humbasin shkollën e lartë. Këta nxënës duhet të japin riprovim lëndët e detyruara në sesionin e dytë dhe, në qoftë se i marrin ato, kanë të drejtë të futen në provimet me zgjedhje vitin e ardhshëm. Gjithashtu kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet e larta në universitetet publike vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e maturës shtetërore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Nëse një nxënës ka vlerësim kalues vetëm në njërin nga provimet e detyruara të maturës shtetërore, rezultati i tij ruhet (konsiderohet i vlefshëm) edhe në vitet në vazhdim. Ndërsa kandidatët që duan shkollat artistike dhe ato sportive, nuk do të jenë të detyruar të japin provimet me zgjedhje.