WikiLeaks, Assange humbet betejën kundër ekstradimit në Suedi

Julian Assange
Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, ka humbur të drejtën për të rihapur çështje kundër ekstradimit në Suedi, ku akuzohet për krime seksuale.
Shtatë gjykatës të shkallës së lartë në Britani, vendosën unanimisht që të rrëzojnë pretendimin e Assange.
Ky vendim i hap rrugën vendimi të mëparshëm, ku thuhej se ekstradimi i tij është i drejtë.
Autoritetet suedeze e kërkojnë Assange, pasi është denoncuar nga dy femra, një për përdhunim dhe një rast tjetër për ngacmim dhe shtrëngim.
Assange në faqen e tij me emrin WikiLeaks, botoi qindra mijëra dokumente konfidenciale të SHBA-ve.
40-vjeçari e ka kundërshtuar kërkesën për ekstradim me justifikimin se Suedia më pas do ta ekstradoi në SHBA. /F.S/