Arrestohet 22-vjeçari, trafikonte drogë

Dogana e Kapështicës, vendi ku u arrestua 22-vjeçari
Policia kufitare ka arrestuar shtetasin Korrado Katana, 22 vjeç, i shpallur në kërkim trafik të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se 22-vjeçari nga Durrësi, u arrestua pasi emri i tij lidhet me trafikun e një sasie prej 36 kg lëndë kanabis sativa, që i riu tentoi të kalonte drejt Italisë, përmes portit detar.
Burimet e uniformave blu në Durrës sqarojnë se lënda narkotike u gjet e fshehur në katër gomat e automjetit fuoristradë, të drejtuar nga Julian Perduka, ku udhëtonte si pasagjere edhe Fisnike Hyseni.
Të dy këta shtetas janë ndaluar në 16 shkurt të këtij viti, kur ndodhi ngjarja, ndërsa Katana, i cili dyshohet të jetë përfshirë në këtë tentativë trafiku, u ndalua vetëm një natë më parë, në pikën kufitare të Kapshticës, në tentativë për tu larguar nga Shqipëria. /Mark Brungaj/