E Diel, 1 Nëntor 2026

Manifestim kundër gjakmarrjes

Manifestime kundër gjakmarjes në Shkodër

Në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, Kryqi i Kuq në Shkodër ka zhvilluar në qendër të qytetit manifestime kundër gjakmarrjes. 

Pasi kanë dhuruar gjak në mjediset e poliklinikës së qytetit, pjesëmarrësit kanë marshuar në rrugët kryesore me parulla, tullumbace e piktura ku shkruhej Ndal gjakmarrjes,Stop Kanunit,Jo gjakmarrjes, se bashku për jetën etj.

Ata janë grumbulluar në qendër të qytetit, ku kanë apeluar kundër fenomenit të gjakmarrjes me qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe institucioneve për të punuar të gjithë së bashku kundër gjakmarrjes.

Aktiviteti ka përfunduar me lëshimin në ajër të tullumbaceve me simbole të paqes, ndërsa mes pjesëmarrësve ka patur dhe të afërm të viktimave të këtij fenomeni. /A.Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›