Fialkova: Çekia do përkrahë Shqipërinë në procesin e integrimit

"Çekia do të përkrahë Shqipërinë në hapat e mëtjeshëm të integrimit". Ky premtim i është dhënë kryeparlamentares Topalli nga Ambasadorja e Çekisë në Tiranë, Marketa Fialkova. "Çekia mbështet plotësisht politikën e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se vendi i saj do të vijojë të përkrahë Shqipërinë në hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit", tha ambasadorja Fialkova. Sipas kryetares së parlamentit Jozefina Topalli "Askush më mirë se vende si Çekia nuk e kupton historinë e vështirë të vendit tonë dhe aspiratën për integrim në familjen evropiane, pjesë e së cilës ne ndihemi". Topalli shprehu bindjen se Presidenca çeke e BE-së, do të jetë shumë e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Liberalizimi i vizave dhe bashkëpunimi Shqipëri-Çeki ishin pjesë e bisedës mes Fialkovas dhe Topallit.