E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli:LSI-ja bashkoi votat me PD-në,për interesa politike

Zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp u shpreh lidhur me rrëzimin e buxhetin e bashkisë së Tiranës ditën e djeshme. Sipas Kodhelit LSI-ja bashkoi votat me PD-ne për interesa të ngushta politike kundër interesave të qytetarëve të Tiranës. Kodheli gjithashtu u shpreh se ky vit e gjen Tiranën pa buxhet të miratuar sepse Ilir Meta e grupimi i tij janë bërë njësh me Partinë Demokratike, kundër interesave të qytetarëve, thjesht sepse ky është një vit elektoral. "Mbrëmë Ilir Meta dha një provë të dallimit të madh mes politikës tonë të re e politikës së tij të vjetër ku ai po llokocitet cdo ditë e më shumë me aleatin e tij të mbrëmshëm, Sali Berisha" u shpreh Kodheli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›