E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon Zëvendës presidentin e Parlamentit Europian, përfaqësues i grupit socialist në PE. Rouçek: Jam kundër çdo bojkoti.

Gjatë vizitës së saj, me një axhendë të ngjeshur në Bruksel, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli  u prit në një takim nga Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, përfaqësues i grupit socialist në PE, Libor Rouçek.
 
Një njohës i mirë i Shqipërisë gjatë viteve si raporter dhe në vijim, zoti Rouçek tha se vlerëson shumë hapat që Shqipëria ka bërë drejt BE-së si dhe për plotësimin e angazhimeve për liberalizimin e vizave.
 
Pas takimit, zoti Ruccek i pyetur nga mediat për bojkotin e opozitës tha:
Unë jam kundër çdo bojkoti. Në një demokraci ne zhvillojmë zgjedhje, ndonjëherë fiton, ndonjëherë humb, por duhet të pranosh rezultatin. Parlamenti është zemra, është qendra e demokracisë.
 
Lidhur me liberalizimin e vizave zoti Ruçek tha se në vizitën e fundit të tij në Shqipëri ka parë punën e madhe të bërë për  Kartat e Identitetit, pasaportat biometrike, sigurinë e kufijve, duke  shprehur bindjen se  liberalizimi i vizave për Shqipërinë do të ndodhë në  korrik 2010.
 
 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›