E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i telefonon Kryetarit të BDI, zotit Ali Ahmeti

Kryeministri Berisha  i telefonoi sot, zotit Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim të shqiptarëve të Maqedonisë.

Kryeministri Berisha në këtë telefonatë dënoi  edhe një herë me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal ndaj zotit Ahmeti, duke i shprehur njëkohësisht te gjithë solidaritetin e tij dhe te qeverise shqiptare.

Gjithashtu kryeministri Berisha i shprehu zotit Ahmeti  kënaqësinë që krimineli nuk arriti te realizoje qëllimin e tij ogurzi, si dhe kënaqësinë për faktin që qeveria maqedonase arriti me shpejtësi te arrestoje autorin e këtij akti shume rende.

Kryeministri Berisha vlerësoi qëndrimin e matur dhe të ekuilibruar të zotit Ahmeti ndaj këtij akti kriminal dhe i bëri thirrje BDI-se, të gjithë forcave politike dhe qytetarëve shqiptare ne Maqedoni, të shmangin çdo akt dhune dhe ti përkushtohen një procesi elektoral të qetë dhe civil në interes të paqes, stabilitetit dhe integrimit të vendit te tyre.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›