E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ALEKSANDRO VRANA

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ALEKSANDRO VRANA


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703,  datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :

Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. Aleksandro Vrana, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703,  datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›