VENDIM PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. LUTFI ISUFAJ
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. LUTFI ISUFAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. Lutfi Isufaj, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA