E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. FOTAQ DIAMANTI

V E N D I M


PËR

DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. FOTAQ DIAMANTI


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703,  datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :

Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. Fotaq Diamanti, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703,  datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›