V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.191, DATË 22.3.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR VENDOSJEN E OPONENCËS TEKNIKE SHTETËRORE PËR PROJEKTET E NDËRTIMIT TË HIDROCENTRALEVE, ME KONCESION”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.191, DATË 22.3.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR VENDOSJEN E OPONENCËS TEKNIKE SHTETËRORE PËR PROJEKTET E NDËRTIMIT TË HIDROCENTRALEVE, ME KONCESION”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pas pikës 7/1, të vendimit nr.191, datë 22.3.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 7/2, me këtë përmbajtje:
“7/2 Pagesa e grupit të ekspertëve, për periudhën 1 janar 2009 deri më 30 qershor 2009, në shumën 6 180 000 (gjashtë milionë e njëqind e tetëdhjetë mijë) lekë, të përballohet nga fondi ( 30 për qind), që Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka përfituar, në vitin 2008, nga të ardhurat jashtë limitit, nga privatizimi i pronës publike, në zbatim të vendimit nr.1638, datë 17.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet, dhe për procedurën e shitjes”.”
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/05/2009