E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Zv/ministrin e Kulturës dhe Informacionit të Arabise Saudite,Dr Saleh M.Al-Namah

Kryeministri Berisha priti sot Zevendes/ministrin e Kultures dhe Informacionit të Arabise Saudite, Dr Saleh M.Al-Namah.

Duke i uruar mirëseardhjen Kryeministri Sali Berisha i shprehu Zevendës/ministrit te Kulturës dhe informacionit të Arabisë Saudite, Dr Saleh M.Al-Namah mirënjohjen e thellë ndaj qeverisë saudite dhe Kujdestarit të Dy Xhamive, Mbretit Abdullah për mbështetjen e gjithanshme që i kane dhënë Shqipërisë, veçanërisht ne institucionet e mëdha financiare si Banka Islamike për Zhvillim dhe Banka Botërore ne te cilat, sipas Kryeministrit Berisha, Arabia Saudite ka qenë një partner i shkëlqyer.

Vizita juaj, i tha Kryeministri Berisha, mikut saudit, është një kontribut i rendësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve në cdo fushe dhe pritet t’i nxise me shume ato te fushes te kultures dhe trashegimise kulturore.

“Ne jemi te gatshëm te firmosim te gjithë kuadrin ligjor per bashkëpunim te gjithanshëm me Arabine Saudite dhe do te marrim te gjitha masat qe marredheniet miqesore mes dy vendeve te arrijne nivelet me te larta te mundshme dhe permes shkembimeve kulturore te njihnim me mire reciprokisht njeri tjetrin i t’i hapnim rrugen zhvillimit intensiv te turizmit”- u shpreh Kryeministri Berisha.

Dr Saleh M.Al-Namah,zevendes ministër i Kultures dhe Informacionit te Arabise Saudite tha se e kish sjelle ne Shqiperi, Java e Kulturës te Arabisë Saudite dhe se sukseset e qeverisë shqipetare në zhvillimin e vendit ishin,sipas tij, faktor me shume rendësi për një te ardhme te shpejte edhe me prospere.Ai tha se Marreveshja e Bashkepunimit Kulturor mes dy vendeve ishte ne përfundim dhe priste qe ajo te nenshkruhej gjate Javes se Kultures Shqiptare qe do mbahej se afërmi ne Xhedah.

Me pas, Kryeministri Sali Berisha iu përgjigj interesit te grupit te gazetareve te mediave me te mëdha te Arabise Saudite për lehtësirat qe ofronte Shqipëria për investimet saudite, turizmin e ndërsjellë dhe situaten ne Siri.


20/03/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›