Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot nje takim me znj. Noreen Doyle Zv. Presidente e Pare e BERZH-it. "Vizita juaj eshte nje sinjal i forte dhe motivues qe tregon se Shqiperia ka hyre ne nje fa
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot nje takim me znj. Noreen Doyle Zv. Presidente e Pare e BERZH-it.
"Vizita juaj eshte nje sinjal i forte dhe motivues qe tregon se Shqiperia ka hyre ne nje faze te re zhvillimi. Roli juaj dhe i institucionit qe perfaqesoni ka qene dhe eshte shume i rendesishem ne zhvillimin e sektorit privat ne vendin tone, ne zhvillimin e reformave te nisura tashme" tha Kryeministri ne fillim te ketij takimi.
Kryeministri Nano rikonfirmoi edhe nje here angazhimin maksimal te Qeverise Shqiptare per thellimin e bashkepunimit me Banken Europiane per Rindertim dhe Zhvillim ne kuader te implementimit te reformave dhe rekomandimeve per nje zhvillim ekonomik afatgjate dhe te qendrueshem. "Ne e konsiderojme BERZH-in nje partner shume te rendesishem ne perpjekjet tona per strukturimin e programeve qe e çojne Shqiperine drejt standarteve moderne"
Kryeministri ka veçuar ne diskutim si pike kryesore te bashkepunimit privatizimin e sektoreve strategjik si dhe prioritetet ne fusha te tilla si infrastrukture, energjitike etj. "Shqiperia tashme ka hyre ne nje faze te rendesishme te privatizimeve te sektoreve kyç te ekonomise dhe investitore e banka te njohura jane afruar per te mbeshtetur kete proces te rendesishem"
Bashkebiseduesit ndane te njejtin qendrim lidhur me perfshirjen e BERZH ne disa projekte te rendesishme ne Shqiperi si ai i privatizimit te INSIG, Bankes se Kursimeve, paraprivatizimit te Albtelecom, financimeve te metejshme ne sektorin e energjise, ku zonja Doyle ka vleresuar ne vecanti reformen ne fushen energjitike .
Kryeministri e njohu znj. Doyle me hapat konkrete te nderrmarra nga Qeveria shqiptare per permiresimin e klimes se investimeve, dhe goditjen e fenomenit te informalitetit ne ekonomi.
"Kemi zhvilluar marredhenie shume te mira me qeverine tuaj duke punuar ne sektore te ndryshem te ekonomise dhe gjithashtu jemi shume te kenaqur te punojme edhe ne procesin e privatizimit te Albtelekomit, INSIG-ut, Bankes se Kursimeve etj"
"Ne e dime rendesine qe ka Shqiperia ne rajon ku jemi te angazhuar. Njohim perpjekjet tuaja dhe hapat qe keni hedhur ne drejtim ndertimit te nje ekonomie te hapur si dhe rruges drejt integrimit ne Bashkimin Europian, te cilat jane shume te rendesishme per bashkepunimin tone ne te ardhmen" tha znj.Doyle .