Sot, Kryeministri Fatos Nano ka inauguruar fillimin e punimeve te segmentit rrugor Elbasan – Librazhd, ku ka mbajtur edhe nje fjale pershendetese. Segmenti rrugor Elbasan – Librazhd eshte pjes
Sot, Kryeministri Fatos Nano ka inauguruar fillimin e punimeve te segmentit rrugor Elbasan – Librazhd, ku ka mbajtur edhe nje fjale pershendetese.
Segmenti rrugor Elbasan – Librazhd eshte pjese e Korridorit te 8-te Pan–Europian si dhe Korridorit Kombetar Lindje Perendim qe realizon lidhjen e Portit te Durresit me Maqedonine e me tej me Bullgarine e Turqine e vende te Europes Qendrore.
Ky seksion i rendesishem i Korridorit te 8-te ka nje gjatesi prej 30.5 km qe shtrihet nga kryqezimi i Bradasheshit deri ne hyrje te Librazhdit dhe eshte i fundit qe mbyll magjistralin kryesor te Korridorit te 8-te ne territorin shqiptar.
Ndertimi i ketij segmenti eshte mundesuar nga nje bashkefinancim i Nismes se Europes Qendrore, Qeverise Italiane, BEZH-it dhe Qeverise Shqiptare. Zbatimi i punimeve eshte ndare ne dy kontrata. Supervizioni i te dy kontratave do te behet nga kompania gjermane „DIWI". Punimet do te kryhen nga dy kompanive ndertuese; Kompania italiane "FALCIONE" dhe kompania turke "MAPA".
Ne perurimin e ketij segmenti rrugor merrnin pjese edhe Noreen Doyle, Zevendespresidente e BERZH-it, Ministri i Transpotit, Spartak Poçi, Ministri i Ekonomise, Arben Malaj, ambasadore, Lobi i Korridorit te 8-te (Deputetet), autoritetet e pushtetit vendor, perfaqesues te delegacionit te BE-se, te Shoqates se Ndertuesve etj.