Sot, Kryeministri shqiptar Fatos Nano priti ne nje takim te veçante Princin e Arabise Saudite Alivalid Bin Talai. Princi Alvalid Bin Talai, pervecse nje figure e njohur politike, eshte edhe nje inves
Sot, Kryeministri shqiptar Fatos Nano priti ne nje takim te veçante Princin e Arabise Saudite Alivalid Bin Talai. Princi Alvalid Bin Talai, pervecse nje figure e njohur politike, eshte edhe nje investitor teper i rendesishem nderkombetar. Ai eshte President i "Kingdom Holding", eshte nje nga aksioneret kryesore te Citigroup dhe ka veprimtari te shumta ne infrastrukture, turizem, media, elektronike, etj.
Kryeministri Fatos Nano e njohu bashkebiseduesin per zhvillimet ne vend, stabilitetin politik dhe thellimin e reformave, si dhe ne lidhje me mundesite e shumta qe ofron Shqiperia per investime ne fusha te ndryshme siç eshte turizmi apo privatizimi i sektoreve strategjike.
" Tashme Shqiperia eshte shnderruar ne nje vend ku per shkak te zhvillimit te gjithanshem dhe ritmeve te larta te rritjes ekonomike, si dhe me legjislacionin bashkekohor qe siguron investimet, eshte nje treg atraktiv per investitoret e huaj,veçanerisht ne hoteleri, energjetike, banka, infrastrukture dhe sherbime"tha zoti Nano.
Nga ana e tij Princi Avalid Bin Talai konfirmoi se Shqiperia eshte bere nje vend terheqes per investitoret e huaj,dhe ne vijim te vizites se tij do te dergoje nje grup ekspertesh per te detajuar projketet e investimeve te grupit qe ai perfaqeson.
"Vetem tre javet e fundit ne kemi konkretizuar me shume se 100 milion dollare investime nga banka private dhe kompani te rendesishme. Une kam udhezuar anetaret e tjere te kabinetit qe t'ju informojne ne detaje per zhvillimet dhe mundesite qe ekzistojne per futjen e investimeve te kompanive te tuaja ne Shqiperi, si dhe do te intensifikojme kontaktet per te identifikuar dhe fusha te tjera bashkepunimi" tha ne perfundim Kryeministri Fatos Nano.