Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar dje ne mbremje, nje takim me Kryeministrin Maqedonas Branko Cervenkovski, gjate vizites se tij zyrtare ne Athine. Kryeministri Nano ka theksuar se Shqiperia es

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar dje ne mbremje, nje takim me Kryeministrin Maqedonas Branko Cervenkovski, gjate vizites se tij zyrtare ne Athine.
Kryeministri Nano ka theksuar se Shqiperia eshte nisur gjithnje nga premisa se stabiliteti i Maqedonise eshte shume i rendesishem per sigurine dhe stabilitetin ne rajon. Kete e ka deshmuar me vullnetin politik dhe praktiken e zhvillimit te gjithanshem te marredhenieve dypaleshe e shumepaleshe me te.
Interesat e vendeve tona, proceset ne rajon, objektivat e integrimeve na shtyjne te intensifikojme takimet e vizitat zyrtare te nivelit te larte. Jemi te mendimit se duhet te vazhdohet me rrugen e nisur te kontakteve te shpeshta sikunder kane qene takimet e ministrave te ndryshem, si ai i pushtetit lokal, te brendshem, te mbrojtjes, te arsimit, tha me tej Kryeministri Nano- duke shtuar se keto kontakte jane shume te rendesishme per hapa te metejshem ne zhvillimin e marredhenieve mes dy vendeve dhe, njekohesisht ato, jane mesazhe per faktorin nderkombetar, lidhur me vullnetin e qeverive tona per te luajtur rol te rendesishem ne procesin e emancipimit politik te rajonit tone drejt zhvillimit te stabilitetit afatgjate.
Ne kuadrin e bashkepunimit dypalesh Kryeministri e vuri theksin ne identifikimin dhe intensifikimin e bashkepunimit ne fushen ekonomike, te transportit, energjetikes, rendit, mbrojtjes, arsimit dhe kultures.
"Objektivat e perbashketa te anetaresimit ne BE dhe NATO, e bejne te domosdoshme rritjen e bashkepunimit dypalesh ne shkembimin e pervojes, bashkerendimin e politikave te caktuara dhe mbeshtetjen e ndersjellte per realizimin e percaktimeve strategjike te te dy vendeve drejt integrimit ne BE dhe NATO", u shpreh z. Nano.
Qeveria shqiptare do te vazhdoje te angazhohet qe nisma per bashkepunimin tripalesh Shqiperi- Maqedoni- Kroaci te jetesohet me sukses per arritjen e standarteve per anetaresim ne NATO.
Duke folur per çeshtjen e faktorit shqiptar ne Maqedoni dhe Marreveshjen e Ohrit Kryeministri Nano u shpreh se Shqiperia eshte e angazhuar dhe ka realizuar nje bashkepunim konstruktiv me faktorin shqiptar ne Maqedoni, prania e te cilit eshte nje element shume i rendesishem dhe me ndikim ne marredheniet tona. "Shqiptaret ne Maqedoni ne i shohim si element stabiliteti dhe bashkepunimi", tha z. Nano, duke shtuar se eshte i domosdoshem zbatimi, i teresishem dhe ne afatet e parapara, i Marreveshjes se Ohrit.
Lidhur me diskutimin ne kete takim te bashkepunimit shumepalesh rajonal Kryeministri shqiptar theksoi se marredheniet me fqinjet dhe bashkepunimi rajonal perbejne nje nga akset themelore prioritare dhe te qendrueshem te politikes sone te jashtme. Me aktivitetin, qendrimet dhe politiken e saj Shqiperia eshte bere jo vetem nxitese dhe
mbeshtetese, por edhe prodhuese e stabilitetit rajonal, tha z. Nano.
"Takimet dhe nismat qe jane nderrmarre ne fushat e energjise, transportit, por edhe ate te sigurise, ne luften kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar, duhet te konkretizohen nepermjet projekteve konrete. Te punojme qe ne Samitin e Selanikut te vijme me nje iniciative rajonale ne kete drejtim".
Nder keto projekte, ka vene ne dukje Kryeministri shqiptar- vendin me te rendesishem e ze Korridori i 8, i cili eshte bosht i zhvillimit te vendeve tona, element lidhes i Rajonit me Bashkimin Europian.
Ne kete takim u diskutua edhe per bashkepunimin ne fushen e sigurise. Kryeministri shqiptar identifikoi faktin se duhet te nxitet shkalla e bashkepunimit ne fushen e sigurise, luftes kunder krimit te organizuar e trafiqeve te paligjshme, nepermjet bashkepunimit te strukturave te policise se te dy vendeve. Ne kete kuader, tha ai- vendi yne eshte shprehur i gatshem per te bashkepunuar dhe per te qene pjese e te gjitha nismave te mundshme rajonale lidhur me sigurimin e kufijve.
Nga ana e tij Kryeministri maqedonas Branko Cervenkovski u shpreh se ndan te njejtat pikepamje me Kryeministrin Nano per çeshtjet qe u trajtuan ne kete takim, si dhe vleresoi si shume te frytshme intensifikimin e takimeve mes ministrave homologe te te dy vendeve. Z.Cervenkovski ka falenderuar ne menyre te veçante Kryeministrin Nano per rolin qe po luan Shqiperia ne nxitjen e iniciativave dhe stabilitetit rajonal.