Studentët e mjekësisë nga të gjitha trevat Shqiptare bashkohen në kongresin e I-rë të studimeve shkencore
Si mbështetës të këtij kongresi do të jetë edhe vetë kryeministri Shqiptar si dhe nga organizma të tjera të respektuar ndërkombëtar, si zyra e USAID-it dhe OBSH. Në kongresin e I-rë, në kuadër të aktiviteteve të shumta, me disa ligjërata nëpërmjet telemjekësisë kanë kontribuuar edhe studentët nga Universiteti i Arizonës në SHBA, e cila është mundësuar falë ndihmës së Prof.dr.Rifat Latifit dhe Qendrës së Telemjekësisë Kosovare, e cila lidhje ka qenë Risi e kongreseve të deritanishme të organizuara nga organizata të ndryshme ndërkombëtare të studentëve për shkenca mjekësore. Në mbyllje të Kongresit të I-rë, u vlerësua se kishte një pjesëmarrje të studentëve, në numër mbi 390, ndërsa ishin mbi 40 prezantime të punimeve shkencore të studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe studentëve të Universiteteve ndërkombëtare. Është pikërisht realizimi i Kongresit të I-rë dhe kërkesa shumë e madhe e studentëve për aktivitete të tilla, ajo që shtyu organizatën Kiscoms që Kongresi i II-të të mbahet në Tiranë dhe në organizim të përbashkët të studentëve shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Për qëllimin, përgatitjet e deritanishme dhe programin , është e ftuar Zamira Kalemaj, kryetare e Këshillit organizativ të Kongresit. Mbi Kongresin e II-të Ndërkombëtar të Studentëve për Shkenca Mjekësore-Tirana 2010. Kongresi i II-të Ndërkombëtar i Studentëve për Shkenca Mjekësore-Tirana 2010, ka për qëllim: Bashkimin e studentëve shqiptarë të cilët studiojnë për shkenca mjekësore në një organizim të vetëm me karakter ndërkombëtar shkencor, si dhe . Ndikimin në mënyrë të drejtpërdrejtë tek studentët e të gjitha trevave shqiptare që studiojnë shkencat mjekësore, që tek ata të krijohet një shprehi e mirë e punës për aktivitete dhe projekte shkencore, Anëtarët e Këshillit Organizativ të Kongresit, studentë që studiojnë në Universitetet për shkenca mjekësore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, prej muajit Tetor të vitit të kaluar, kohë kur edhe kanë filluar përgatitjet zyrtare në realizimin e fazave organizative të Projektit të Kongresit, kane dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Këshilli Organizativ i Kongresit, gjatë gjithë kohës ka realizuar takime me Institucionet shtetërore, arsimore e shëndetësore të Shqipërisë, Kosovës, me organizmat ndërkombëtarë si dhe takime me studentët e shkencave mjekësore. Komiteti Shkencor i Kongresit, nën kryesimin e Profesor Rifat Latifit-Kryetar dhe në përbërje të Profesorëve/ mësimdhënësve : Mentor Petrela, Ferit Koçani, Vilma Papajani, Sami Salihu, Jovan Basho, Rexhep Hoxha, Enver Roshi, Shemsedin Dreshaj dhe Nazmi Koçi, ka bërë vlerësimin e mbi 130 punimeve shkencore të studentëve shqiptarë dhe studentëve nga Universitete të ndryshme rajonale, evropiane dhe botërore. Për detajet mbi programin e Kongresit, ftoj z Behar Ismaili, njëri nga Nënkryetarët e KO-s, që ta marrë fjalën .
Last Updated on E Merkure, 21 Prill 2010 20:36