E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Sanksione të rrepta ndaj falsifikimit të bilanceve

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për organizimin dhe funksionimin e bordit të mbikëqyrjes publike të ekspertëve kontabël, të regjistruar. Kryeministri Berisha tha se ndaj ekspertëve kontabël do të adaptohet i njëjti qëndrim që adaptohet edhe ndaj noterëve.

“Këto dy institucione janë të pazëvendësueshme për shtetin dhe transparenca e veprimtarisë së tyre është kusht themelor për luftën kundër korrupsionit, evazionit, informalitetit etj.. Ndaj e konsideroj të domosdoshme që të bëhet një trajtim ligjor dhe të përcaktohen sanksionet më të rrepta ndaj çdo falsifikimi që eksperti i lejon vetes që të bëjë. Nuk ka njerëz më të çmuar për vendin se ata në botën e biznesit. Atë praktikë që ndjekim me noterin, në mënyrë identike duhet ta ndjekim edhe ndaj ekspertit kontabël që bën dhe kontrollon bilancin. Lufta kundër informalitetit në stadin e tanishëm ka pikërisht këtë një nga hallkat më kryesore. Njeriu është lakmitar, prandaj duhen që rregullat ta disiplinojnë dhe të jenë të atilla që të mos e lejojnë të fshehë në emër të fitimit, duhet që toleranca ndaj dy bilanceve të jetë zero,” u shpreh Kryeministri.

Kryeministri theksoi se nuk do të tolerohet falsifikimi i bilanceve dhe se do të vendosen sanksionet më të rrepta ndaj tyre.


12/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›