E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Status të ri për policët e rënë në krye të detyrës, fëmijët përfitojnë pagën e plotë

Kryeministri Berisha : Status të ri për policët e rënë, fëmijët të marrin pagën e plotë deri në moshën 18 vjeç. Të shpërblehen edhe oficerët e tjerë që morën pjesë në operacionin për kapjen e bandës kriminale.

Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë i kërkoi Ministrit të Brëndshëm të nisin procedurat për ndryshimin e statusit të policëve të rënë në krye të detyrës. Kryeministri propozoi që me statusin e ri, fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës të përfitojnë pagën e plotë deri në moshën 18 vjeç dhe pas kësaj periudhe bashkëshortet të marrin pensionin e tyre.
Kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu edhe shpërblimin e oficerëve të tjerë, të cilët morën pjesë në operacionin për asgjesimin e bandës kriminale të Dritan Dajtit. 


12/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›