Kryeministri Berisha uron besimtarët myslimanë shqiptare me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit
Kryeministri Berisha përshëndeti sot përzemërsisht të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, në fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Duke iu uruar te gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjerim të mbarë, Kryeministri Berisha uron që ky muaj i sakrificës dhe i besimit të tyre tek Zoti, të shndërrohet në mirësi për secilin prej tyre, për familjet e tyre dhe Shqipërinë.
20/08/2009