E Diel, 1 Nëntor 2026

Negociatat ende pa marrëveshje

Shanset për kompromis mes mazhorances dhe opozitës janë drejt shuarjes. Ne prag te seancës se thirrur ne orën 17.00 nuk ka asnjë marrëveshje politike, qe do te mundësonte ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për zgjedhjet e kaluara dhe do t'i jepte fund krizës gati 2-vjeçare ne vend. Katër negociatoret e palëve, Xhafaj e Gjiknuri, nga partia Socialiste dhe Rusmali E Gumi, nga partia Demokratike, nuk kane patur asnjë takim ditën e sotme. Por duke ruajtur konfidencialitetin e negociatave, ata thonë se kane mbetur ne pritje te një konsensusi qe te gjithë thonë se është ne dorën e palës tjetër. Ne kampin opozitar, kreu i Socialisteve Edi Rama, ka mbledhur ne mesdite deputetet e Komisionit te Ligjeve, një pjese e te cilëve janë propozuar, si anëtarë te mundshëm te komisionit hetimor parlamentar. Burime nga mbledhja thane për vizion plus se PS-ja, do te shkoje ne seance me variantin tashme te bere publik. Kjo do te thotë qe te majtët nuk do te pranojnë versionin e ofruar nga demokratet, qe hetimi te jete sipas kodit zgjedhor. Mazhoranca kërkon që kutitë të hapen dhe materialet zgjedhore të dërgohen në Arkivin e Shtetit. Forca qeverisëse thotë se opozita kërkon te mbaje gjalle krizën, pasi te gjitha propozimet e saj çojnë ne një bllokim te vendimmarrjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, gjë qe veç kolapsit qe krijon, është dhe ne kundërshtim me kodin elektoral. Por nga ana tjetër partia opozitare i adreson shumicës te njëjtin konstatim, qe nuk ka vullnet te zgjidhe krizën, dhe propozimi qe materialet te merren nga KQZ-ja nuk përben asnjë shkelje ligjore. Ndërsa kryeministri Berisha nuk ka zhvilluar mbledhjen e përjavshme me deputetet demokrate si çdo te hënë, jo vetëm për shkak se sot nuk ishte parashikuar seance plenare, por edhe sepse nuk kishte asnjë vendim te ri për t'ua komunikuar te zgjedhurve lidhur me krizën e stërzgjatur politike ne vend.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›