Pritet te nise seanca parlamentare per komisionin hetimor
Tirane 27 dhjetor NOA- Pritet te nise seanca e fundit parlamentare per kete vit ndonese e mbajtur jashte radhe.
Ne kete seance ceshtja e vetme e dites eshte ngritja e komisionit hetimor parlamentar per te shqyrtuat problemet e pretenduara nga ana e opozites per zgjedhjet e 28 qershorit.
Ne takimin e mbajtur rreth 2 ore me pare mes negociatoreve Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Ilir Rusmali e Viktor Gumi nga Partia Demokratike gjuha e dialogut ka ngecur ne te njejten pike menyra se si do procedohet me kutite e materialeve zgjedhore.
Ky eshte i disati rast qe deshtojne tentativat per te gjetur gjuhen e konsensusit. E lajmeruar per te filluar ne oren 17.00 kjo seance pritet te nise brenda pak minutave.
a.y/NOA