E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Arrestimi i Mladiç, triumf i drejtësisë ndërkombëtare dhe ngushëllim për shpirtrat e mijëra viktimave të pafajshme dhe familjeve të tyre

Kryeministri Berisha nëpërmjet një deklarate për shtyp  përshëndet  lajmin  për arrestimin e kriminelit serb të akuzuar për krime lufte Ratko Mlladiç:  “Arrestimi i Ratko Mlladiç njërit prej figurave me gjakësore më famëzeza në historinë  e Ballkanit dhe të Europës, përgjegjës kryesor dhe direkt për genocidin dhe barbarinë serbe në  Bosnje në tërësi dhe në Srebenicë në veçanti,  ku organizoi  shfarosjen në pak ditë të 8000 mijë fëmijëve burrave dhe grave të pafajshme. 

Arrestimi, ndonëse i vonuar i autorit të genocidit dhe masakrave më të mëdha që Europa ka njohur pas luftës së dytë  botërore është triumf  i drejtësisë  ndërkombëtare dhe ngushëllim i madh për shpirtrat  mijëra e mijërave viktimave të pafajshme dhe familjeve te tyre”. 


26/05/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›