E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prononcim i Kryeministrit Berisha per median shqiptare ne Bruksel

Gjate qendrimit ne Bruksel ku mori pjese ne konferencen mbi Ballkanin ne Parlamentin Europian Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me kryetarin e grupit parlamentar te PPE-se zotin Joseph Daul. Ne perfundim te takimit Kryeministri Berisha iu pergjigj interesimit te medias shqiptare qe ndoqi kete vizite duke bere keto komente

Kryeministri Berisha Kjo konference ishte nje rast i shkelqyer per te trajtuar te gjithe problematiken ne menyren me transparente dhe miqesore dhe ju patet rastin te konstatoni vete qendrimet e qarta dhe mbeshtetjen reale te partise politike kryesore europiane Partise Popullore me zerin e kryetarit te grupit parlamentar te PPE-se zotit Joseph Daul.


Pyetje Nderkohe qe ne e dime qe i vetmi problem qe ka Shqiperia eshte ngerci politik. Kemi degjuar dje Komisionin Europian qe inkurajon te dyja forcat politike duke thene qe ndoshta ka nje sinjal pozitiv nga e majta....


Kryeministri Berisha Ju degjuat ketu dhe ne te gjitha ekspozete se per familjen europiane te ciles une i perkas pergjegjesia eshte absolute ne anen e opozites dhe ju e degjuat ne menyre te perseritur. Natyrisht kur them kete ne menyre absolute nuk them qe une te shmang te gjithe perpjekjen e madhe timen per te krijuar ato mundesi qe jane te mundshme brenda ligjit dhe Kushtetutes per nje bashkepunim sa me te gjere me te. Por pata rastin ta theksoj ketu sikunder theksuan edhe udheheqesit e kesaj force kryesore ne Europe se parimet kushtetuese shteti ligjor jane themele te nje shoqerie te lire. Ato nuk mund te cenohen per interesa te ketij apo atij individi.


Pyetje Po sa optimist jeni ju zoti Kryeminister se do arrihet nje zgjidhje sepse ju jeni interlokutor i BE-se.



Berisha Absolutisht jam shume optimist sepse shteti ligjor ne Shqiperi funksionon se shqiptaret votuan te lire si qytetare te tjere dhe do votojne serish te lire dhe ky eshte qendrimi im i palekundur.


Pyetje Ndonje qendrim paraprak per propozimin e opozites


Kryeministri Berisha Une e kam shprehur dhe dje. Opozita le ta formuloje sepse une megafonin e kam te veshtire ta transkriptoj. Ju siguroj se do ta lexoj me interes dhe vemendje por gjer tani nuk kam asnje propozim konkret ne tryezen time.


Pyetje Sipas jush a mund te zgjidhet ngerci politik para zgjedhjeve lokale


Kryeministri Berisha Une mendoj se ngerci politik ne qofte se ata te cilet e krijojne vendosin te heqin dore prej tij nuk ka asnje arsye qe te ekzistoje. Sikunder qeveria vazhdon axhenden e vet me kembenguljen me te madhe vendosmerine me te madhe dhe vazhdimin e reformave qe sjellin vendin me afer BE-se.


Pyetje Duke qene se nje vit kalon shume shpejt me ardhjen e progres raportit tjeter zoti Kryeminister a keni nje plan B nese kriza nuk zgjidhet

Kryeministri Berisha Une kam nje projekt te integrimit te vendit tim ne BE dhe une i permbahem ketij projekti. Nje gje nuk mund te beje kurre nje kryeminister te udheheqe opoziten. Kjo eshte jashte konceptit tim. Respekti ndaj opozites eshte respekti ndaj opozites udheheqja e opozites i takon vete opozites.


17/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›