E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Do të bëjmë çdo përpjekje për t’ju dhënë mundësinë e votës 16-vjeçarëve shqiptarë

13-03-2013 / Gazeta 55

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u ndal edhe në propozimin që bëri dy ditë më parë për tu dhënë mundësinë e votimit edhe 16-vjeçarëve shqiptarë. Duke i qëndruar me bindje kësaj deklarate, Kryeministri Berisha garantoi të gjithë 16-vjeçarët shqiptarë, se ai nuk do të ndalojë kurrë përpjekjen e tij derisa ata të votojnë si qytetarët me të drejtë vote të barabartë me qytetarët e tjerë. Gjithashtu, Kryeministri Berisha ftoi të gjitha forcat politike, që të mos e bëjnë çështje debati dhe karshillëqesh,  por ta marrin këtë si një çështje të drejtë dhe themelore për t’ju dhënë të drejtën e votës të paktën 100 mijë qytetarëve shqiptare. “Ju natyrisht prisni edhe një prononcim timin për votën e 16-vjeçarëve. Unë i siguroj 16 vjeçarët e këtij vendi se nuk do të ndaloj kurrë përpjekjen time, derisa ata të votojnë si qytetarët me të drejtë vote të barabartë me qytetarët e tjerë. Kombi me moshën më të re në Europë nuk mund të ketë asnjë hezitim që t’ju japë 16-vjeçarëve të tij, të drejtën që ju takon nga tërë faktorët dhe rrethanat. Ftoj të gjithë forcat politike që të mos e bëjnë çështje debati dhe karshillëqesh,  por ta marrin këtë si një çështje të drejtë dhe themelore, së paku të 100 mijë qytetarëve shqiptarë, që mezi presin të paraqiten ditën e votimit të firmosin me përgjegjësi me votën e tyre për vendin e tyre në katër vitet që vijnë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›