Mizëria globale
Avionët e telekomanduar jo vetëm që po shpërndahen në vend, por po bëhen më të vegjël dhe më të shpejtë
“Ka ekzistuar një plan për përdorimin e një mjeti ajror automatik prej 20 kg për të bombarduar zonën, por ky plan u kundërshtua, sepse na urdhëruan ta kapnim të gjallë”. Pikërisht këtë përshkroi Liu Yuejin, drejtori i sigurisë publike kineze në ministri. Naw Kham është dyshuar se ka vrarë 13 detarë kinezë.
Ky rast vlen për të menduar edhe më thellë kur flasim për tregun global dhe për sistemet ajrore automatike.
Shpesh në qarqet mediatike dhe në politikë, ne diskutojmë për monopolin amerikan mbi avionët e telekomanduar.
Në një shkrim të revistës Time thuhet: “Ka për të ndodhur: pyetja është se kur”.
Përgjigjia është: disa vite më parë.
Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ecën përpara në fushën e armëve ushtarake automatike. Për këtë qëllim shpenzohen shumë para. Ka mbi 8,000 aeroplanë automatikë në inventarin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 12,000 mjete automatike për terrenin.
Një numër në rritje përfshin edhe Predatorin MQ-1 dhe MQ-9, që media i ka kushtuar shumë vëmendje këto kohë. Tashmë ka 75-87 vende që kanë përdorur aeroplanët për luftë. Nga këto, të paktën 26 kanë sisteme më të gjera, duke përfshirë këtu Predatorin apo një model që është përdorur në të kaluarën, siç është Heroni, shpikur nga IAI dhe që është përdorur nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli kanë përdorur avionët e komanduar për operacione luftarake, por ashtu si rasti i Naw Kham që ilustron faktin se pse të tjerët nuk e kanë përdorur, kjo është çështje politike, jo teknologjike. Ata thjesht kanë zgjedhur të mos ndjekin atë rutinë.
Sidoqoftë, këto kufizime politike po ndryshojnë.
Shkurt, kur bisedojmë për të ardhmen e avionëve të telekomanduar, ne zakonisht e shpërfillim realitetin e së tashmes. Tashmë kemi një treg global nga Australia në Turqi, nga firmat amerikane si General Atomics dhe Lockheed e teknologjisë ASN, një nga prodhuesit më të mëdhenj në Kinë dhe ADE në Indi.
Ajo që ka rëndësi nuk është vetëm shpërndarja e një numri më të madh të vendeve, por sidomos struktura e përhapjes dhe përdorimi i teknologjisë.
Nuk është se avionët e telekomanduar po bëhen më të vegjël, por ato gjithashtu bartin gjithnjë e më pak municione. Nëse doni, për shembull të kryeni një vrasje të planifikuar, do të keni nevojë për një Reaper MQ-9, një JDAM apo një Hellfire?
Diskutimi mbi avionët e telekomanduar është fokusuar mbi këto vende me sisteme të gjera dhe shumë shpejt do i drejtohemi atyre me sisteme të më vegjël. Në një pikë të caktuar, do na duhet të pyesim se si mund të përcaktojmë një avion të telekomanduar dhe si t’i përshtatim ato.
Një inteligjencë e tillë ka një ndikim të rëndësishëm: përdorimi dhe funksionet po zgjerohen dhe më tej ndodh heqja e pengesave për të hyrë dhe për të ndryshuar cilësinë dhe mënyrën e shpërndarjes së mëtejshme.
Versionet më të hershme të sistemeve të tilla janë si kompjuterat e hershëm, duhet të bësh një trajnim të specifikuar për t’i bërë ato të kryejnë disa detyra bazë.
Kjo gjë është e rëndësishme jo vetëm për shtetet, por edhe për grupet jo shtetërore që kanë më shumë vështirësi për t’u sistemuar.
Hezbollahu mund të mos ketë pasur një akademi forcash ajrore, por ai nuk ka pasur nevojë për të gjetur sisteme ajrore automatike kundër Izraelit.
Ngjashëm me këtë, në thirrje të detyrës, Activision ka krijuar një version armatimi të kontrolluar nga një tablet (kompjuter i vogël) që është shumë më i mirë sesa ndonjë taktikë tjetër për avionët e telekomanduar. Ndërkohë që avionët e telekomanduar e kufizojnë rolin civil dhe atë tregtar, ekziston një proces i vazhdueshëm për të integruar sistemet ajrore automatike në pjesët civile të sistemeve kombëtare dhe globale
Tashmë, Kongresi së fundmi ka caktuar një afat për vitin 2015 për hapësirën ajrore amerikane, që të zhbllokojë përdorimin e avionëve të telekomanduar civile dhe tregtare dhe të njëjtat prirje janë në lojë edhe në kombe të tjera nga Britania deri në Brazil.
Shkalla e këtij tregu është vlerësuar të jetë dhjetëra biliona në vitet e para, por është vërtet shumë herët për të ditur fundin.
Një zonë që dikur është parë si ushtarake, do të bëhet shumë më tepër e populluar.
Ne jetojmë në një botë, ku vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë teknologjinë dhe nuk po ecim drejt një të ardhmeje, ku teknologjia përdoret në të njëjtën mënyrë, siç e përdorim tani.
Kjo do të thotë se argumentet e shpeshta lidhur me shqetësimin e përhapjes së shpejtë do të vazhdojnë akoma.
Po, vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një artikekturë globale të përshtatshme për goditje luftarake (tani për tani).
Jo, Turqia nuk e sulmon dot Meksikën me avionë të telekomanduar. Mund të arrijë deri në Irakun Verior dhe më pas situata mund të gjejë zgjdhje diplomatike.
Jo, Hezbollahu nuk fluturon dot me avionët e telekomanduar në Lindjen e Mesme. Është vërejtur një afrim në rajon nga ana e tyre me anë të forcave ajrore automatike, që ka drithëruar Izraelin. Po, al Kaeda do ta ketë të vështirë të fitojë dhe të operojë me një Predator, por një terrorist ishte planifikuar të bënte një fluturim në Pentagon (ai kishte avion të telekomanduar, por fatmirësisht u kap nga FBI para se të shpërthente eksplozivin).
Jo, Kina nuk e shtrin dot pushtetin saj në zona si Somali, gjë që mund ta bëjë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo po krijon infrastrukturën – nga avionet e telekomanduar deri te sistemi navigator global që është ndërtuar në Beidu në strategjinë e saj për ‘të shkuar në varg perlat” e Lindjes së Mesme – që do ta lejojë ta realizojë këtë.
Do të jetë e mundur t’i drejtohemi sfidave të përhapjes së avionëve të telekomanduar , vetëm nëse vazhdojmë të konceptojmë teknologjinë si 5 vjet më parë. Nëse do të duam të përballemi me rreziqet dhe të nisim të krijojmë standarde globale, do të ishte më mirë të pranonim statusin e tyre sot ose ç’është më e rëndësishmja, të pranojmë udhëzimet në rrugën drejt së ardhmes së afërt.
Përktheu Rudina Dahri