Kryeministri Berisha: Do të ndërmarrim çdo masë për të ruajtur dhe zhvilluar më tej një mjedis të shëndetshëm
Kryeministri Berisha veçoi sot në rendin e ditës projektligjin “Për mbrojtjen e faunës së egër”. Kryeministri vlerësoi projektligjin e hartuar nga Ministria e Mjedisit, i cili mbron një trashëgimi biologjike shumë të çmuar dhe theksoi se qëndrimet ndaj mjedisit do të vinë duke u zhvilluar.
“Dua të theksoj se në një vlerësim botëror Shqipëria renditet e 25, më parë se në çdo fushë tjetër në mbrojtje të mjedisit dhe të zhvillimit të tij. Është shumë e rëndësishme ta konsolidojmë dhe të mos e humbasim këtë pozicion.”
Kryeministri vuri në dukje se duhet tu kushtohet një vëmendje e posaçme të gjitha investimeve të mëdha në mënyrë që ato tu shërbejnë qytetarëve, por të të mos dëmtojnë mjedisin.
“Ndryshimet që do të bëhen në Tiranë me trafikun dhe projektet e trajtimit të ujërave të zeza në të gjithë ultësirën bregdetare të cilat po ecin me shpejtësi janë masa që e forcojnë dhe e përparojnë pozicionin e Shqipërisë në këtë drejtim. Ndërkohë disa ndërtime uzinash , termocentralesh janë faktorë që mund ta dobësojnë, ndaj dhe ne duhet të përllogarisim çdo gjë në këto investime dhe ta vendosim këtë si një kriter nga i cili nuk duhet të lëvizim.