E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e “Vista Group”.

Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesit e “Vista Group”, të cilët prezantuan projektin për ndërtimin e një rezorti turistik në Lagunën e Nartës.

Pjesë e këtij kompleksi janë ndërtimi i një zone rezidenciale me të vogla dhe parkim jahtesh, një port jahtesh dhe një fushë golfi.

“Vista Group” ka blerë 3 milionë m 2 tokë dhe ka nisur aplikimin për lejen mjedisore.

Ekspertët e saj po konsultohen me ekspertët e mjedisit për të mbrojtur florën dhe faunën në Lagunën e Nartës.

Kryeministri Berisha i përgëzoi investitorët për iniciativën dhe u siguroi mbështetje institucionale konform ligjeve në fuqi.

“Vista Group” , kompania e njohur amerikane në partneritet me investitorë spanjollë dhe shqiptarë, operon prej tre vitesh në Shqipëri me projektin e ndërtimit të komuniteteve rezidenciale në zonën e Farkës në Tiranë dhe tani ky grup vjen me një tjetër projekt ambicioz.

Në bisedë me Kryeministrin Berisha, përfaqësuesit e “Vista Group” vlerësuan ritmet e shpejta të zhvillimit ekonomik në Shqipëri dhe krijimin e klimës së përshtatshme për investime.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›