E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Do të vazhdojmë të investojmë gjithnjë e më shumë për arsimin në vend

Gjatë komenteve për Strategjinë e Zhvillimit dhe Integrimit 2007-2013 në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha u shpreh se arsimi dhe shëndetësia do të mbeten përparësi kryesore të qeverisë. 

“Nuk ka diskutim që ne, të cilët po realizojmë premtimin për dyfishimin e buxhetit për arsimin në këto katër vjet, do të vazhdojmë të investojmë gjithnjë e më shumë për shkollimin e fëmijëve tanë, me bindjen më të thellë se ky është investimi më i çmuar dhe më i mirë që bëjmë”, tha Kryeministri.

Qeveria, vijoi Kryeministri, do të përpiqet të modernizojë të gjithë sistemin arsimor, të inkurajojë aksesin e sektorit privat në këtë sistem, si dhe të forcojë dhe konsolidojë cilësinë e mësimdhënies në shkollat tona.

Gjithashtu Kryeministri përmendi reformat thelbësore që do të prekin dhe sektorin e shëndetësisë dhe që parashikohen në Strategjinë Kombëtare për zhvillim dhe Integrim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›