E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tjetër kompani, “Refinery Associates of Texas” shpreh interesin për privatizimin e kompanisë ARMO

Kryeministri Berisha priti sot një grup drejtuesish të kompanisë së naftës nga Teksasi “Refinery Associates of Texas”, të kryesuar nga Joe Desormeaux, të cilët shprehën interesin e tyre për privatizimin e kompanisë shqiptare ARMO.

Zoti Desormeaux, duke nënvizoi se ka pasur edhe më parë eksperienca pozitive të punës në Shqipëri, u shpreh se reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe klima e biznesit në vend kanë rritur ambiciet e kësaj kompanie për të investuar në Shqipëri. 

Kryeministri Berisha falënderoi përfaqësuesit e kompanisë për interesin e shprehur dhe i siguroi se propozimi i tyre, sikundër edhe i kompanive të tjera, do të shqyrtohet me transparencë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjet shqiptare në fuqi.

Kryeministri i njohu me situatën ekonomike dhe të investimeve në Shqipëri dhe rajon, në mënyrë të veçantë për atë të hidrokarbureve që përbën dhe fushën e interesit të kësaj kompanie.

Në takim ishte i pranishëm edhe Atasheu Ekonomik dhe Tregtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Robert Newsome.  

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›