E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të etno-muzikologut të shquar shqiptar, Prof. Ramadan Sokoli

Kryeministri Berisha bëri sot homazhe në ambientet e Muzeut Kombëtar, në nderim të etno-muzikologut të shquar shqiptar, studiuesit të madh të muzikës, Prof. Ramadan Sokoli, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 88 vjeçare.

Kryeministri vlerësoi lart figurën dhe kontributin e Prof. Ramadan Sokolit, duke e cilësuar atë një nga korifenjtë e botës kulturore të vendit tonë.

‘Sot është një zi e vërtetë, një zi e thellë për mendimin shqiptar, për botën kulturore të kombit tonë. Ramadan Sokoli është njëri prej personaliteteve më të mëdha, më të shquar, një nga mendimtarët dhe studiuesit më mendjendritur të kulturës, muzikës dhe shpirtit të këtij kombi. Me këtë rast, shpreh dhimbjen time dhe ngushëllimet më të thella  familjes, miqve dhe të afërmve të tij, si dhe gjithë botës kulturore të vendit, që sot humbën një prej korifenjve më të mëdhenj të kulturës”, u shpreh Kryeministri Berisha për mediat e pranishme.   

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›