E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Granti i qeverisë, ndihmë e madhe për fermerët shqiptarët

Gjatë ndalesës në komunën Gjocaj, Kryeministri Berisha vizitoi një ndër fermat e njohura të kësaj zone në frutikulturë, të zotit Petrit Peqini.

Duke përgëzuar zotin Peqini për këtë investimin dhe suksesin e tij, Kryeministri theksoi se qeveria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë fermerët e rrethit të Peqinit, si një zonë e rëndësishme bujqësore e vendit.

“Në këtë rreth, brenda dy viteve, - u shpreh Kryeministri - me grantin e qeverisë janë mbjellë rreth 44 ha dru frutorë, sikundër janë bërë edhe investime të tjera ndihmë për gjetjen e formave më të përshtatshme ekonomike dhe më të sigurta të vaditjes. Janë bërë investime prej 30 milion lekë në kanalin e Pajovës, që do të vadisë rreth 500 ha tokë. Në këtë zonë janë mbjellë gjithashtu 280 ha perime. Ky është një rreth i fuqishëm bujqësor, me njerëz shumë punëtorë, që kanë punuar çdo pëllëmbë tokë.”

Në bashkëbisedim me fermerët, Kryeministri i siguroi ata se për shkak se skema e rimbursimit të akcizës së naftës nuk funksionoi, qeveria do të marrë masa të tjera për lehtësimin e kostos së prodhimit të tyre.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›