E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Jemi të angazhuar për të drejtuar mbulimin me energji drejt termoprodhimit

- Qeveria miraton ndërtimin me koncesion të 8 hidrocentraleve të vegjël

Kryeministri Berisha tha sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se qeveria është e vendosur që ta orientojë të gjithë strategjinë e saj drejt termoprodhimit. Duke e konsideroi interesin e treguar për ujërat në Shqipëri, nga kompani vendase dhe të huaja, një zhvillim shumë pozitiv, Kryeministri informoi se, paralelisht me këtë, të gjithë përpjekjet e qeverisë do të shkojnë në drejtim të mbulimit të nevojave për energji me termoprodhimin. Thatësira në rritje, - tha Kryeministri, - na imponon që të kalojmë e të përllogarisim një seri investimesh publike dhe private, në mënyrë që nevojat e vendit të mbulohen gjithnjë më shumë nga energjia termike. Qeveria, - theksoi Kryeministri, - po merr një vendim që nuk është marrë prej 40 vitesh me radhë dhe, pavarësisht kostos, Shqipëria duhet t'i rikthehet me vendosmëri termoprodhimit.

Edhe në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimet për ndërtimin e 8 hidrocentraleve të vegjël, konkretisht Kabash 1 dhe 2 në Pukë, Martanesh 1, Bënçë Progonat, Bistrica 3 dhe 4, me fuqi të përgjithshme 16 megavat. Me anë të këtyre vendimeve, miratohet dhënia me koncesion dhe me bonusin përkatës i ndërtimit të këtyre hidrocentraleve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›