Kryeministri Berisha takon Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi
Sot pasdite, Kryeministri Sali Berisha u takua me Presidentin e Republikës Bamir Topi. Në këtë takim Kryeministri e informoi dhe diskutoi me presidentin për një seri problemesh të lidhura me hapat që po hidhen për zgjidhjen e çështjes së energjisë, zjarret dhe emergjencën e tyre në vend, si dhe masat e ndërmarra nga qeveria për përballimin e këtyre problemeve.
Në takim u diskutua edhe për një seri problemesh të tjera.