E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësues të Kompanive "Telemenia" dhe "Man Diessel

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Dretorin e Përgjithshëm të Kompanisë "Telemenia" Izak Elyashiv, një kompani e njohur që operon në fushën energjetike, si dhe Drejtorin e Departamentit të Shitjes së kompanisë gjermane "Man Diessel" Tilman Tutken, kompani ndër më të njohurat në botë për prodhimin e pajisjeve në industrinë energjitike.

Përfaqësuesit e të dy kompanive i paraqitën Kryeministrit 3 projekte; projektin për ndërtimin e një hidrocentrali me fuqi 80 megavat, ndërtimin e termocentraleve deri ne 100 megavat, si dhe ndërtimin e termocentraleve private, me 150 deri në 200 megavat.

Kryeministri Berisha shprehu interesimin për të shqyrtuar me seriozitet të 3 projektet, si dhe gadishmërinë e qeverisë shqiptare për të mbështetur realizimin e projekteve në fushën energjetike. Gjithashtu, Kryeministri siguroi se qeveria do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet për krijimin e një klime gjithnjë e më të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›