E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha: Kasat e regjistrimit për biznesin dhe fatura elektronike, sistemi më modern dhe transparent i shërbimit ndaj qytetarëve

Kryeministri Berisha njoftoi sot vendimin e qeverisë për vendosjen e kasave të regjistrimit për biznesin dhe faturën elektronike si procedura më transparente dhe moderne e shërbimit ndaj qytetarëve. Duke e konsideruar këtë vendim të njëjtë për nga rëndësia me kartat e identitetit, Kryeministri e vlerësoi atë si ID-në moderne të biznesit.

Në hartimin e këtij vendimi, Kryeministri theksoi se është studiuar eksperienca dhe standardet e vendeve të BE-së.

“Ministria e Financave dhe autoriteti i tatimeve kanë studiuar eksperienca të suksesshme të vendeve të ndryshme, standardet e vendeve të BE-së, kanë bërë të gjitha rregullimet e domosdoshme ligjore për aplikimin e sistemit të kasave “on line”, sistem i cili është më moderni, më i sakti dhe i domosdoshëm,” u shpreh Kryeministri.

Kryeministri vlerësoi se ky vendim shënon një zhvillim pozitiv e të domosdoshëm për transparencën e të gjitha proceseve, sikundër vendos një standard të domosdoshëm të shërbimit të kulturuar në të gjitha njësitë e vogla, të mesme dhe të mëdha tregtare të vendit.

Kryeministri tha se ky hap, i shoqëruar nga një punë e madhe paraprake e përgatitjes së të gjitha prerogativave, udhëzimeve dhe akteve ligjore e nënligjore, shënon një përpjekje të madhe për modernizimin e sistemit dhe arritjen në moshën digjitale.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›