Kryeministri Berisha pret regjisorin dhe producentin e njohur të Hollivudit, me origjinë shqiptare, Stan Dragoti
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me regjisorin dhe producentin e mirënjohur të Hollivudit, me origjinë shqiptare, Stan Dragoti.
Kryeministri Berisha përshëndeti artistin e shquar dhe e përgëzoi për kontributin e madh që ka dhënë me punën e tij në ngritjen lart të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, si dhe për interesimin e vazhdueshëm të tij ndaj zhvillimeve dhe projekteve të vendit të tij të origjinës.
Regjisori i shquar, zoti Stan Dragoti ndodhet në Shqipëri së bashku me producentë dhe bashkëpunëtorë të tij, në kuadër të përpjekjeve për të promovuar dhe nxitur zhvillimin e turizmit shqiptar, njohjen e historisë dhe traditave të Shqipërisë më gjerësisht nëpërmjet filmave historikë, dokumentarëve mbi vendin tonë dhe paketave të spoteve televizive mbi turizmin dhe imazhin e Shqipërisë turistike.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua për potencialet që ka Shqipëria në aspektin e turizmit dhe të investimeve në fusha të ndryshme, si dhe për mundësinë dhe rëndësinë e zhvillimit të një strategjie efikase për promovimin sa më shumë të produktit “made in ia në mbarë botën.
Kryeministri Berisha u shpreh se eksperienca dhe reputacioni i shkëlqyer i regjisorit dhe producentit të njohur Stan Dragoti, do të jenë një ndihmesë dhe mbështetje më shumë në realizimin e këtij objektivi.