Kryeministri Berisha: Mbështes kauzën e LGBT-së
TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha priti dje në zyrën e tij dy aktivistët për të drejtat e LGBT në Shqipëri, Xheni Karajn dhe Kristi Pinderin. Berisha shprehu mbështetjen e tij për të drejtat e komunitetit LGBT dhe përgëzoi dy drejtuesit e lëvizjes sidomos për faktin që i kanë dhënë zë kauzës që mbështesin.
“Ju kam ndjekur me vëmendje dhe keni bërë shumë mirë që keni dalë publikisht për të mbrojtur kauzën tuaj, sepse është e rëndësishme, të besosh tek kauza që përfaqëson. T’ju them të drejtën, - vijoi më tej kryeministri, - nuk më vinte mirë kur flitej për këtë çështje dhe nuk kishte asnjë përfaqësues të komunitetit që të dilte publikisht për të mbrojtur kauzën”. Z.Berisha ishte i besimit se format dhe mënyrat e reagimit të lëvizjes LGBT gjatë viteve të fundit kanë qenë plotësisht të drejta. Ai dënoi si të pavenda polemikat e krijuara nga zëvendësministri Ekrem Spahiu duke thënë se, “askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në orientimin intim të individëve” dhe shtoi se “ato deklarata janë të papranueshme jo nga një zëvendësministër, por nga askush”.
(e.m/GSH/BalkanWeb)