PD, Bogdani: Rama asnjë plan për punësimin e të rinjve
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka akuzuar kryesocialistin Rama se nuk ka asnjë plan për punësimin e të rinjve.
“Zoti Rama nuk ka asnjë plan për të ndihmuar të rinjtë të gjejnë punë të paguara mirë, i ashtuquajturi plan i tij është një skemë për rritjen e taksave që është si një mace e zezë për biznesin, e cila frikëson punëdhënësit në punësimin e më shumë të rinjve. Nën zotin Rama, taksat do të rriten për 50% të bizneseve të vogla dhe për çdo ndërmarrje të mesme, biznese të cilat krijojnë vende pune pikërisht për të rinjtë.Dhe Z. Rama nuk bëri asnjë gjë të vetme që të ndihmonte të rinjtë të gjenin punë të paguara mirë as në 11 vitet e tij, si kryetar Bashkie. Jo, në vend të kësaj zoti Rama është një rritës serial taksash që shpiku më shumë taksa të reja për biznesin si kryetar Bashkie, sesa sloganet boshe që ai shpik në sallonin e tij mavi”, tha Bogdani.
Sipas Bogdanit, “Biznesmenët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë e mbajnë mend mirë protestën para Kryeministrisë të zotit Rama, kur kryeministri Berisha bëri një euro taksën e tabelës, që z.Rama e kishte ngritur në 400 euro apo ngushtoi mundësinë e ngritjes së taksave, jo më shumë se 10% mbi nivelin e parashikuar nga ligji. Ndërkohë që z. Rama i kishte rritur me 80 % mbi këtë nivel biznesmenët e Tiranës e dinë se sot paguajnë 47 mijë lek taksa kundrejt 167 mijë lek që paguanin gjatë qeverisjes së Bashkisë nga z. Rama. Pra, ishte për të qeshur dje kur zoti Rama deklaroi se idenë e mikrokredisë kryeministri e mori nga programi i tij mavi.
Bogdani shtoi më tej se, “Rama vazhdon t’ ju thotë shqiptarëve ç’më duhet mua se çfarë them unë. Ai për 11 vjet me rradhë jo vetëm nuk zuri në gojë fjalën mikrokrediti, por as dhe atë të krijimit të vendeve të punës në Tiranë”.
“Por, Partia Demokratike mendon ndryshe. Kjo është arsyeja pse ne kemi ndërtuar 1300 shkolla me ambiente shkencore dhe teknologji të avancuar, për të ndihmuar përgatitjen e të rinjve për punë të paguara mirë.
Kemi rritur numrin e të rinjve që ndjekin shkollat profesionale dhe universitete, si dhe kemi ulur taksat për të ndihmuar bizneset që të rriten dhe të punësojnë më shumë. Një rini më e mirë do të thotë një e ardhme më e mirë”, përfundoi Bogdani.
(m.a/BalkanWeb)