E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Me ndryshimet e fundit ligjore përcaktojmë ndryshime epokale në qëndrimin ndaj urbanistikës

Këshilli i Ministrave miratoi sot  vendimin  “Për miratimin e rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit”.  Duke u ndalur në këtë vendim të rëndësishëm, Kryeministri Berisha theksoi se këto ndryshime ligjore, përcaktojnë ndryshime epokale në qëndrimin ndaj urbanistikës.

Sipas Kryeministrit Berisha, këto ndryshime i japin pushtetit vendor, autoritetin dhe kompetencën për zhvillimin e territorit në përputhje me planin rregullues, për çështje që  nuk kanë të bëjnë me pronat dhe që i trajton qytetarët e komunave dhe bashkive të vendit, si qytetarë  të barabartë para ligji

Gjithashtu kryeministri ka bërë të ditur faktin se me këto ndryshime në ligj, hapet një epokë të re, një qëndrim i ri ndaj zhvillimeve urbanistike në qytete, duke i dhënë fund  humbjes së kohës për regjistrimin e një biznesi nga 399 ditë që ishte më parë në vetëm 45 ditë.  

 Në fjalën e tij Kryeministri Berisha u shpreh:

“Sot një çështje tjetër shumë e rëndësishme është edhe miratimi i Rregullores uniforme të instrumenteve  të planifikimit.  

Zotërinj ministra

Ne në mbledhjen tjetër miratuam ndryshimet ligjore, të cilat përcaktojnë ndryshime epokale në qëndrimin ndaj urbanistikës.  Kushtetuta e administrimit të territorit të vendit, e rregullimit të territorit mund të them se për herë të parë në historinë e pas luftës së Dytë Botërore, bëhet një  kushtetutë vërtet demokratike. Një kushtetutë, e cila i jep autoritetin dhe kompetencën për zhvillimin e territorit në përputhje me planin rregullues, qytetarit të parë, të qytetarëve të qytetit apo komunës  dhe këshillit teknik të saj, për çështje që  nuk kanë të bëjnë me pronat.  Kushtetutë, e cila i trajton qytetarët e komunave dhe bashkive të vendit, si qytetarë  të barabartë para ligjit. E domosdoshme është që në përputhje  me këto dy përcaktime madhore  të ndryshojë edhe rregullorja e planifikimit e instrumenteve të planifikimit. Pra është  e vërtet që ndryshimet ligjore kërkojnë dhe mund të hyjnë në fuqi, vetëm  pasi rregulloja  e instrumenteve të planifikimit të ketë pësuar ndryshimet e veta në  përputhje me ligjin. Ndaj dhe ne po e miratojmë sot dhe jemi në kohë, ndërkohë kemi dërguar ligjin me procedurë të përshpejtuar në parlament. Kështu që hapim një epokë të re, një qëndrim të ri ndaj zhvillime urbanistike në qytete, theksoj edhe njëherë të dashur qytetarë dhe qytetare, se është e një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse nga 399 ditë që rëndonin mbi supet  tuaja për të marrë një lejë ndërtimi dhe  ai ishte modeli i tretë më i korruptuar i planetit, sepse nuk të grabit tjetri vetëm me parë, se edhe paratë ti merret, por edhe me kohë  dhe ai që ta grabit kohën në mënyrë të pamerituar  ndëshkon. Pra nga 399 ditë ne kalojmë tani në një standard të shkëlqyer 45 ditë, me sanksionimin  e parimit heshtja është miratim”.


13/03/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›