E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Ndryshimet në kodin penal, domosdoshmëri për dhënien fund të shumë fenomeneve abuzive

Kryeministri Berisha veçoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave vendimet  për  disa shtesa dhe ndryshime në Kodin penal të Republikës së Shqipërë, si dhe vendimet për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

Kryeministri u shpreh se këto ndryshime do të bëhen për çështje të ndryshme dhe janë të domosdoshme për t'u ndarë njëherë  e përgjithmonë nga fenomenet të tilla si pushtimi i pronës së tjetrit, dhunimi i ligjeve të territorit, dhënia e fund e përdorimit të krahut të punës si skllevër apo nga fenomeni i abuzimit me ujin, energjinë, etj..

“Besoj se këto ndryshime në Kodin Penal do të kenë mirëkuptimin më të madh nga publiku shqiptar, forcat politike, do të jenë debat i diskutimeve të gjera në parlament, por mendoj se ndryshimet i ka imponuar koha e cila kërkon çdo ditë e më shumë Shqipëria nën ligj. Shqipëria e para, por nën ligj.” - tha Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›