Kryeministri Berisha pret Drejtorin e Institutit Italian për Studime Globale
Kryeministri Berisha priti në një takim Drejtorin e Institutit Italian për Studime Globale, Prof. Nicola Pedde.
Prof. Nicola Pedde ndodhet në Shqipëri në kuadër të jë projekti studimor dhe shkencor mbi marrdhëniet gjeopolitike dhe rolin e Forcave të Armatosura Italiane në misionet e tyre në vendet ku ato operojnë.
Prof. Pedde është drejtor i dy revistave tremujore prestigjoze italiane, “Gjeopolitiika e Lindjes së Mesme” dhe “Teorema”, të cilat trajtojnë çështje të marrdhënieve ndërkombëtare.
Kryeministri Berisha u shpreh se marrdhëniet mes dy vendeve janë në një nivel të shkëlqyer dhe se bashkëpunimi kulturor dhe shkencor i nxit ato të ngjiten në një nivel edhe më të lartë.
Prof. Nicola Pedde u shpreh se Shqipëria është një partner natyror për Italinë dhe se komuniteti shqiptar në Itali, si ai i hershëm, ashtu dhe ai i emigracionit së viteve ’90 e më pas, po luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e urave të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Biseda mes Kryeministrit Berisha dhe Prof. Pedde u ndal në mënyrë të veçantë në kontributin e vyer të Forcave të Armatosura Italiane në Shqipëri dhe në Kosovë, në misione shumë të vështira dhe me shumë rëndësi.
Në vazhdim u diskutua edhe për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe rolin e Shqipërisë në këtë aspekt, mbi zhvillimet më të fundit gjeopolitike në botë.