Kryeministri Berisha: Në këto zgjedhje ne bëmë gjithçka që morali fisnik i qytetarit, vlerat e tyre shpirtërore të vendosen ne piedestalin që meritojnë

- Këto zgjedhje janë prova e qëndrimit tonë ndaj lirisë
- Këto votime janë votimet për qeveritarët vendorë, për ata të cilët së bashku me ju do të shndërrojnë Korçën dhe qytete te tjera në gjeneratorë të fuqishëm të punësimit, do të shndërrojnë Korçën dhe qytet tona në qytete të rëndësishme akademike, në qendra të fuqishme të prodhimit dhe të kulturës
Kryeministri Berisha ishte sot në mbrëmje në qytetin e Korçës, ku mori pjesë në takimin përmbyllës të fushatës elektorale për këtë qytet.
Kryeministri përshëndeti qytetarët e mbledhur në shesh, të cilëve iu drejtua me fjalët:
“Mirëmbrëma dhe gëzuar fitoren,
Përshëndetjet më të përzemërta, kënaqësinë më të madhe, se vij këtu me dritën, me flakën e fitores që buron nga zemra, shpirti, sytë e qindra mijëra fëmijëve, të rinjve, djemve, vajzave, burrave, grave, nga Saranda në Kukës,nga Tirana në Korçë, nga Tropoja në Gjirokastër. Shqiptarët janë sot më të vendosur se kurrë që në 8 maj të votojnë vlerat e tyre morale, idealin e tyre evropian, të votojnë për Shqipërinë në Evropë, për Korçën në Evropë.
Qytetarë dhe qytetare të Korçës,
Dua të përulem me nderim të madh para jush, për përkushtimin dhe angazhimin tuaj të plotë total në këtë fushatë, për të bërë projektin e shndërrimit në realitet, të ëndrrës sonë më të bukur për Korçën, të ëndrrës sonë më të bukur për Shqipërinë. Ne mendjen e çdo vogëlushi korçar, në mendjen e çdo vajze dhe djali të këtij qyteti, në mendjen e çdo burri dhe gruaje të këtij qyteti, është ëndrra, Korça një qytet i zhvilluar, Shqipëria një vend i zhvilluar. Ndaj dhe jam sot këtu për tu zotuar solemnisht në këtë shesh se 4 vitet që vijnë, Korça dhe Shqipëria do të rendin me vrap drejt niveleve më të mëdha të zhvillimit, të begatisë, të punësimit, të integrimit në Evropë.
Qytetarë dhe qytetare të Korçës,
Ne jemi të bindur se sot, në nivelin që kemi arritur vitet që vijnë do të shënojnë zhvillime shumë më të mëdha, të fuqishme, të cilat dhe vete ndonjëherë nuk i imagjinojmë. Ne që jemi këtu jemi burrat dhe gratë e sukseseve të mëdha, ëndrrave shekullore të bëra realitet, e ëndrrës së lirisë që është ëndërr e të gjitha ëndrrave, e ëndrrës Shqipëria në NATO, e ëndrrës së lëvizjes së lirë, e ëndrrës turistike dhe ne ishim po ata që e nisëm rrugën e lirisë, si qytetarët më të skajuar, më të varfër, më të izoluar të Evropës, por forca jonë, arma jonë sekrete është besimi i madh që ne kemi tek njëri-tjetri, tek zoti, tek Korça, tek Shqipëria, tek e ardhmja.
Qytetarë dhe qytetare të Korçës,
8 maji nuk është një verdikt për të shkuarën, 8 maji është një verdikt për ëndrrën e bukur të Korçës së 4 viteve që vijnë. 8 maji është një zgjedhje për çdo qytetar të Korçës dhe të Shqipërisë. Evropën duhet ta ndërtojmë ne ashtu siç ndërtuam ëndrrën e bukur të integrimit në NATO, siç ndërtuam ëndrrën e lëvizjes së lirë, siç ndërtuam ëndrrën Korça dhe Shqipëria e bukura e dheut, duhet të finalizojmë ëndrrën tonë të bukur evropiane, e cila ndërtohet ne çdo familje, në çdo rrugë, në çdo sokak, në çdo rrugicë, në cdo fshat, në çdo skaj të këtij vendi, me mundin , djersën përkushtimin, aftësitë, mençurinë,vizionin tonë.
Qytetarë dhe qytetare të Korçës,
Në këto zgjedhje ne bëmë gjithçka që morali juaj fisnik, virtytet tuaja shpirtërore të vendosen ne piedestalin që meritojnë, ndaj dhe asnjë sekonde, asnjë minutë, asnjë orë dhe asnjë dite, nuk u morëm ,me kundërshtaret tanë të cilët na shpallin ne armiq, nëpër tribuna poshtë e përpjetë nëpër Shqipëri, por këtu përpara jush do të ndalem dhe një moment. Këtu në Korçë, gjatë këtyre 4 viteve , në rrugët, në shkollat, në unazën, sokaqet, universitetin dhe objekte të tjera, qeveria ka investuar 40 milion euro. Qeveria për Korçën dhe korçarët për të bërë që distance e tyre me Tiranën të shkurtohet në më pak se një orë e gjysmë po investon gjysmë miliardi euro. Dëgjova një ditë zotin Peleshi të deklaronte para mediave se tre vitet e fundit qeveria shqiptare nuk I ka dhënë Korçës asnjë qindarkë. Zoti Niko këto janë deklaratat e rrugës së vetme, por unë nuk u ndala këtu për deklaratën tënde, u ndala për diçka tjetër. Ti duhet të thoshe se qeveria duhet të bëjë më shumë për Korçën dhe unë jam sot këtu për tu zotuar se Korça meriton 10 herë shumë herë më shumë, se për Korçën do të bëjmë 10 herë më shumë, se me Andrea Manon do të shndërrojmë ne realitet çdo projekt të burrave dhe grave të Korçës, të djemve dhe vajzave të saj.
Korçës, Shkodrës , Beratit, Gjirokastrës dhe mbarë Shqipërisë së pari do ti pastrojmë fytyrën fisnike që kanë. Korçës do ti ruajmë sokaqet dhe tregun sepse me to krenohet çdo korçar dhe shqiptar. Korçës do ti ruajmë qendrën dhe të gjithë identitetin e saj kulturor. Por sikundër do të zhvillojmë Korçën moderne, Korçën e këtij shekulli të ri, e cila do të jetë në harmoni të plotë me trashëgiminë kulturore, urbanistike të këtij qyteti të mrekullueshëm.
Qytetarë dhe qytetare të Korçës,
Rreth 48 orë na ndajnë nga dita e votimit, këto votime janë votimet për qeveritarët vendorë, për ata të cilët së bashku me ju do të shndërrojnë Korçën dhe qytete te tjera në gjeneratorë të fuqishëm të punësimit, do të shndërrojnë Korçën dhe qytet tona në qytete të rëndësishme akademike, në qendra të fuqishme të prodhimit dhe të kulturës. Këto zgjedhje janë gjithashtu prova e qëndrimit tonë ndaj lirisë. Këto zgjedhje do të mbahen në ditën e bekuar të Evropës, më 8 maj ditën e ngadhënjimit të lirisë së kombeve të Evropës.
Le ta nderojmë ne këtë ditë si qytetarë evropiane, le ta nderojmë këtë ditë më të bashkuar se kurrë. Në shtëpinë ka vend për çdo korçar dhe korçare. Asnjëri nuk duam të mbetet në rrugën e vetmisë, asnjëri nuk duam të eci drejt së shkuarës. Çdo njeri që do është i mirëpritur të votojmë së bashku, të votojmë për Andrea Manon.
Ju garantoj se çdo votë për suksesin e Andrea Manos do të shndërrohet në sukses për secilin prej jush, për Korçën për Shqipërinë.
Edhe njëherë ju ftoj të votoni më 8 maj, të votoni për Evropën , Evropa blu, Evropa është e ardhmja jonë, Korça blu, Tirana blu, Shqipëria blu,
Rroftë Korça,
Rroftë Shqipëria,
Për ne ju jeni të parët, fëmijët tuaj janë të parët, familjet tuaja janë të parat, qyteti juaj është i pari, Korça është e para, Shqipëria është e para.
Fitore!
05/05/2011