E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha Ne kulmin e krizes ekonomike boterore buxheti 2009 permbushi te gjitha prioritetet e vendosura

Cdo qytetar i ketij vendindihet i vleresuar maksimalisht ndaj buxhetit qe po shqyrtojme. Ndihen vleresues ndaj buxhetit qe po shqyrtojme mbi 800 mije familje shqiptare te cilat ne rrogat apo pensionet e tyre paten rritjen me te madhe se ne cdo vend tjeter ne Evrope ne nje kohe kur vendet e tjera edhe anetare te Bashkimit Evropian u detyruan te bejne shkurtime ne rroga edhe deri ne masen 40. Nuk do te me shlyhen nga mendja ndonjehere debatet ne kete parlament thirrjet per te mos rritur rrogat e pensionet deklaratat se rritja e rrogave dhe pensioneve eshte kriminale deklaratat se rritja e rrogave dhe pensioneve eshte elektorale etj.

Rritja e rrogave dhe pensioneve ishte zbatimi i nje premtimi te madh elektoral qe ne kishim bere se do te dyfishoheshin pensionet e ulta ne fshat se nuk do kete pension nen 100 dollare ne qytete do te dyfishohen rrogat e arsimtareve infermiereve dhe mjekeve. Qendroj sot ketu para jush shume mirenjohes dhe vleresues por edhe krenar se keto objektiva me ambicioz qe nje qeveri mund ti vendose vetes u zbatuan pike per pike dhe u zbatuan ne kohen me te veshtire. Cdo pensionist ne fshatin shqiptare ne vitin 2005 merrte 360 mije lek te vjetra ne vitin 2009 me rritjen e pensionit arri te merrte 72 mije lek. Cdo pensionist ne qytet qe merrte 60-70 dollare ne muaj me rritjen e pensionit arriti te marre 100 dollare ne muaj. Cdo mesues dhe mesuese qe merrte 200 apo 220 mije leke ne muaj ne vitin 2005 ne vitin 2009 arriti te marre 420 apo 440 mije lek. Cdo infermiere e ketij vendi e cila ne vitin 2005 arrinte te merrte nje rroge 150 apo 170 mije lek ne muaj ne vitin 2009 arriti te marre 300 apo 320 mije lek po keshtu edhe mjeket etj. Shqiperia me buxhetin e vitit 2009 arriti ia doli te rrise rrogen e administrates publike me nje mesatare 66 por Shqiperia me buxhetin e vitit 2009 ia doli te oksidentalizoje piramiden e rrogave te ketij vendi. Ne hapesira te tmerrshme brezhnieviane ne te cilat rrogat me te larta diferenconim me ato mesatare me 10-15 here. Keto gershere u ngushtuan me 6 here. Ky pra ishte buxheti ne kohera krizash te medha Evropiane dhe boterore por buxhet qe ruajti frymen dhe njerezine fytyren njerezore te qeverise sone.

Rrogat dhe pensionet nuk jane rritur dhe nuk do te rriten ndonjehere per qellime elektorale perkundrazi rrogat dhe pensionet do te vazhdojne te rriten dhe jane rritur me besimin tim me te thelle se administrata e vendit duhet te shperblehet sa me mire per punen qe ben se pensionistet e vendit sado qe tu japim nuk arrijme ti shperblejme per lumenjte e djerses qe kane derdhur ne nje regjim paranojak. Por rritje te madhe pesoi edhe ndihma ekonomike e cila u dyfishua. Pra qeveria ia doli te rriste ndjeshme faturen sociale te vendit fature kjo e domosdoshme per te bere nje shperndarje me te ndershme te te ardhurave. Ky buxhet i vitit 2009 ju dha nje pergjigje te madhe problemeve te arsimit pas dyfishimit te rrogave te arsimtareve ne kete vend nuk ka asnje arsimtare qe do te largohet nga detyra sepse ka deshire dhe motivim. Ky buxhet beri qe cdo shkolle e vendit te jete me internet dhe sot Shqiperi eshte me lart se disa vende te BE per sa i perket shkalles se penetrimit ne shkolla. Ky buxhet beri te mundur kompletimin e procesit te prokurimeve publike teresisht elektronit i cili beri qe Shqiperia te marre cmimin e dyte per sa i perket transparence ne kete proces ky buxhet beri qe Shqiperia te ece me shpejtesi drejt moshes dixhitale mos harroni se ne vitin 2005 ne gjetem nje Shqiperi vetem me 4.8 te internetit ndersa sot penetrimi i internetit eshte 32 dhe ju garantoj se ne krye te 3 viteve do te kete kapur mesataren Evropiane per sa i perket shkalles se penetrimit te internetit ne popullate.


Ky buxhet ka ndjekur objektiva madhor rindertimin e infrastruktures se vendit. Ne kemi nje projekt nder me ambiciozet qe mund te ekzistoje. Ne jemi zotuar para qytetareve shqiptare se do te bejme cdo gje qe cdo qender komune te lidhet me aksin kombetar prej nje kohe 15-20 minutash. Ne jemi zotuar qe nga cdo qoshe e ketij vendi qytetaret shqiptare te mund te kapin kryeqytetin ne nje kohe 50 me te shkurter. Nuk ka projekt me ambicioz por ky projekt perben thelbin e vleres se kohes ne besojme se koha eshte diamanti i gjithe diamanteve eshte vlera e te gjitha vlerave. Ndaj dhe ne duam me vendosmeri te madhe qe qytetareve shqiptare tu japim dy here me shume kohe dhe jemi angazhuar me nje proces te pa permbajtur te ndertimit dhe rindertimit te rrugeve te reja ne mbare vendin. Shpreh keqardhje per disa koleg te ketij vendi qe e shohin Shqiperine prapa xhameve te zinj dhe tapeteve te kuq te lokaleve luksoze apo kazinove Shqiperia eshte krejtesisht tjeter. Ky buxhet beri ketu qe qarku i Vlores te kishte ne kater vite 662 milion euro investime nga kjo qeveri. Ky buxhet beri qe gjasme per keta qe bejne pseudo patriotizmin beri qe ne kete qark te asfaltohen rruge kombetare dhe rurale 500 km rruge. Ky buxhet beri qe vetem ne distancen Llogara-Sarande te asfaltohen mbi 150 km rruge. Ky buxhet beri qe vetem ne udhetimin tim te fundit te inauguroje 50 km rruge rurale ne rrethet e Sarande e Gjirokastres. Ky buxhet beri qe ne qarkun e Gjirokastres te perfundonte ndertimi i 290 km rruge. Ky buxhet beri qe ne keto dy qarqe te perfundonte ndertimi i mbi 120 shkollave te perfundojne qindra ujesjellsa e kanalizime. Buxheti beri qe te ecet me shpejtesi ne unazat verilindore e juglindore te vendit unaze e cila perfundon ne Delvine. Unaze ne te cilen banojne qytetaret e dhjetera e dhjetera komunave. I vizitoni keto se do te kuptoni se Shqiperia eshte krejtesisht tjeter nga ajo qe shikoni ju prapa xhamave te zi te klubeve te udheheqesve tuaj.

Ky buxhet beri qe te finalizoje kryeveprat e infrastruktures shqiptare rruga e kombi dhe njehere dhe 100 here ju them ti kerkoni falje atij tuneli sepse ai u be simbol. Juve mund tu duket cudi sepse ne ti kerkojme te falur nje tuneli qe eshte hekur beton dhe gure ti kerkoni simbolit qe mbart tuneli sepse i keni versulur me tonelata shpifje e vrer me propaganden tuaj kunder tij. Sot tuneli i ka kaluar shume here parashikimet. Ju qe beni pseudo patriotin e gjeografise ju them ketu se nga ky tunel dhe nga kjo rruge ata qe kane perfituar me pak jane qarqet e Kukesit dhe Dibres ata qe kane perfituar me shume se kushdo tjeter jane Durresi Myzeqeja Saranda ju qe bene gjeo politiken dhe u versulet mbi te se po behen investimet ne veri. Investimet po beheshin per kombin ndaj dhe njehere i kerkoni falje simbolit. Ky buxhet ia doli pothuaj te finalizoje asfaltimin e te gjitha rrugeve qe cojne drejt detit dhe vendi juaj eshte vend tjeter sot nga Velipoja deri ne Ksamil. Ne respekt te qytetareve te atyre zonave por edhe ne respekt te turisteve qe vijne dua tu informoj ketu se vetem ne Golem sipas statistikave lokale te autoriteteve lokale ka pasur 420 mije turiste vetem ne komunen e Golemit pa perfshire Synein dhe pa Spillene. Vetem ne ate komune qe qeveriset nga socialistet. Nuk jane shifrat e mia jane shifrat e autoriteteve vendore te cilat faktojne kete. Pra ky buxhet mbeshteti Shqiperine turistike Shqiperia merr turiste me shume sesa ka banore.
Ky buxhet u dha nje shtyrje te madhe ujesjellesave dhe kanalizimeve ne mbare vendin. Njera pas tjetres cdo dite po rritet numri i qyteteve qe kane uje 24 ore. Projekti i ujesjellesit te Tepelenes eshte nje projekt teresisht i tre viteve te fundit por meqe jam ketu tek ujesjellesi i Tepelenes ne viziten time te fundit pata kenaqesine e madhe te shqyrtoj me autoritetet vendore qe pas Tepelenes dhe Memaliajt Permeti dhe Gjirokastra te behen qytetet e tjera qe marrin uje 24 ore.


Ky buxhet mbeshtet fuqishem energjetiken e vendit. Se shpejti inaugurohet linja Tirane-Podgorice jane inauguruar nje seri nenstacionesh investime te ketij buxheti. Inaugurohet TECI i Vlores i cili ka perfunduar ne parametrat me te mira dhe ata te cilet shkonin dhe benin protesta ne emer te mafies do te turperohen se i ka treguesit e ndotjes dy here me te ulta sesa duhet. Per te njohur buxhetin duhet te njihni dhe prekni Shqiperine dhe pastaj do flisni me respekt te madh per buxhetin. Do te doja te me padisni per zonat tuaja elektorale pse nuk po ndertohet dhe investohen sepse me kete buxhet jane rikonstruktuar 1150 shkollave ne mbare endnin dhe ne mbare vendin si rezultat i tij ulen ne bankat e gjimnazit 91 e atyre qe mbarojne klasat e nenta.

Ky buxhet beri qe sot Shqiperia te kete nje nga perqindjet me te larta te te rinjve te saj ne bankat e universiteteve nje standard prej 70 . Ky buxhet beri qe universitetet e vendit te hapen me 182 dege. Sigurisht po te marresh 70 te lejeve te ndertimit vet i dyte dhe te lesh 500 kompani te tjera me gisht ne goje atehere do te kendosh gjithnje kengen e lejeve te ndertimit. Por shqiptaret kane gjithnje kengen e tyre kane melodine e tyre.
Ky buxhet mbeshteti zgjedhjet me te mira ne historine e vendit beri qe shqiptaret te kene regjistrin e gjendjes civile me modern se cdo vend tjeter beri qe shqiptaret te pajisen me pasaportat biometrike dhe leternjoftimet elektronike me moderne te kohes.
Ky buxhet mbeshteti teresine e reformave me te cilat u modernizua cdo pike e kalimit te kufirit te vendit me te cilen u modernizua i tere sistemi i vleresimit te riskut dhe lufta kunder kriminalitetit.


Ky buxhet hodhi te gjitha themelet e atij vendimi historik qe u mor nje jave me pare ne PE per levizjen e lire te qytetareve shqiptare ne mbare Evropen. Ky buxhet ishte nje buxhet prej 380 miliard lekesh. Shqiperia ka nevoje per nje buxhet 10 here me te madh se ky por ky buxhet u bazua ne dyfishimin e te ardhurave ne krahasim me vitin 2004 si ne asnje vend tjeter te kontinentit.


Ky buxhet u bazua ne shkurtimin maksimal te shpenzimeve operative te administrates si ne asnje vend tjeter te ketij kontinenti. Ky buxhet ishte buxheti qe ne furtunen financiare evropiane ia doli te garantoje rritje ekonomike ne kete vend. Beri qe Shqiperia te kete nje rritje boterisht te pranueshme prej 3.5 . Beri qe Shqiperia te kete nje inflacion teresisht nen kontroll beri qe Shqiperia te ruaje likuiditet te plote ne sistemin e saj bankar beri qe ekonomia shqiptare ndonese u perball me pasojat e veta prape te vazhdoje rritjen. Monedha shqiptare leku qendroi me mire se cdo monedhe tjeter jashte zones euro. Pati nje zhvleresim prej 8 nderkohe qe te gjitha monedhat e tjera u zhvleresuan nga 14 deri ne 34 .
Ky buxhet permbushi plotesisht te gjitha detyrimet i dha vendit zgjedhjet me te mira ku cdo vote u skanua dhe u transmetua ne kohe reale ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe u la ju pa asnje argument para vetes dhe botes nje vit rresht me trillime pasi nuk ishit te zotet te paraqisnit qofte edhe faktin me te vogel per numerim te parregullt.


Ky buxhet eshte nje buxhet i paprecedent ne historine e ketij vendi per objektivat qe permbushi per kushtet ne te cilat funksionoi dhe hodhi themelet e reja te nje buxheti te ri te ketij viti i cili se shpejti do te vije ketu nje buxheti me te cilin kjo maxhorance do te transformoje ne menyre perfundimtare Shqiperine te nje buxheti me te cilin do te realizojme objektivat tona.


Ndaj dhe ju ftoj ta shqyrtoni ne menyre kritike dhe jo me nihilizem. Nihilizmi eshte argument i te mjerit. Nihilizmi nuk eshte argument por eshte pseudokultura e nje ideologjie totalitare e nje ideologjie fanatike e ideologjive me te cilat ju nuk duhet te pranoni te operoni ne kete vend.
Ky buxhet ishte agjenda e qeverise. Ju ftoj te merrni pjese te amendoni te kritikoni te sugjeroni sepse per kete jeni ketu. Ju jeni ekonomiste jeni njerez qe jetoni jo vetem ne Tirane por ne te gjithe Shqiperine. Jeni njerez te cilet keni pergjegjesite tuaja jeni votuar nuk jeni ketu me vullnetin e Sali Berishes. Jeni me vullnetin e zgjedhesve shqiptare. Ajo qe eshte shume e trishtueshme dhe e hidhur eshte se ne menyre absolute nuk keni ngritur ne kete parlament te nderuar per nje vit apo 2 vjet rresht qofte edhe problemin me te vogel per hallet e qytetareve shqiptare sikur ata te mos ekzistonin. Sikur para jush te kalonin lilipute qe ju nuk mund ti shihni dot. E kam thene dhe do ta them edhe 50 vjet te tjera derisa ju te qani hallet e tyre. Ata ju votojne ju per kete gje dhe nuk ju votojne per te hyre ne kazino nuk ju votojne per te bredhur poshte e perpjete me pushime e pastaj te ktheheni ketu per te filluar protestat. Beni cte doni. Nuk eshte agjenda ime por ata ju votojne ju pikerisht per tu bere avokatet me te fuqishem te buxhetit te shperndarjes te zbatimitte eficinces te perparesive.


Te gjithe keto ne menyren me miqesore sepse ne buxhetin do te vazhdojme ta zbatojme.
Po ndryshojme Shqiperine me ritmet me te shpejta se kurre ndonjehere ne historine e saj.


Ju faleminderit


14/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›