E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha mirepret Kryetarin e Parlamentit te Sllovenise zotin Pavel Gantar

Kryeministri Berisha mirepriti sot Kryetarin e Parlamentit te Sllovenise zotin Pavel Gantar.

Zoti Gantar e uroi Kryeministrin Berisha per vendimin e Parlamentit Europian per heqjen e vizave per Shqiperine duke e cilesuar ate nje arritje te madhe per te gjithe qytetaret shqiptare.

Kryeministri Berisha i shprehu zotit Gantar mirenjohjen per ndihmen qe Sllovenia i ka dhene dhe i jep Shqiperise ne proceset integruese te vendit dhe ne menyre te vecante shprehu nje falenderim per rolin e jashtezakonshem qe eurodeputetja sllovene Tanja Fajon dha ne procesin e liberalizimit te vizave. Kryeministri theksoi se procesi i integrimit europian dhe ai i liberalizimit te vizave kane qene procese transformuese dhe modernizuese per Shqiperine dhe beri te njohur se qeveria shqiptare ka ndermarre nje fushate te gjere informimi te qytetareve shqiptare per te qartesuar te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin ngaliberalizimi i vizave.

Ne takim marredheniet midis dy vendeve u vleresuan te shkelqyera dhe u shpreh vullneti per inkurajimin e metejshem te bashkepunimit ekonomiko-tregtar dhe te zgjerimit te investimeve sllovene ne Shqiperi.

Zoti Gantar i vleresoi te jashtezakonshme arritjet e qeverise shqiptare duke theksuar se indikatoret ekonomike tregojne se vendi eshte ne rrugen e duhur. Ne kete kontekst Kryeministri Berisha pasi u ndal ne disa nga reformat dhe arritjet me te medha qe kane ndryshuar ekonomine dhe vendin ne teresi u shpreh se ne kete proces Sllovenia me transformimin e saj nga nje vend ish komunist ne nje nga vendet me standardet me te larta ne Europe ka qene dhe mbetet nje shembull i shkelqyer e frymezues per Shqiperine.

Gjate takimit Kryeministri Berisha u ndal edhe ne zgjedhjet e qershorit 2009 per te cilat u shpreh se ishin zgjedhjet me te mira te realizuara ndonjehere ne Shqiperi te cilat sipas vezhguesve nderkombetare arriten shumicen e standardeve nderkombetare per zgjedhje demokratike. Kryeministri e njohu zotin Gantar edhe me oferten e mazhorances qe opozita te kete ekskluzivitetin ne hartimin e amendamenteve te kuadrit ligjor per zgjedhjet e ardhshme dhe qe mazhoranca do ti votoje ato me kushtin e vetem qe keto propozime te certifikohen nga institucionet nderkombetare te specializuara si ODIHR ose Komisioni i Venecias.


13/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›