Presidenti Topi pret Kryetarin e Parlamentit te Sllovenise Pavel Gantar

14 tetor 2010
Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetarin e Parlamentit te Republikes se Sllovenise Pavel Gantar dhe delegacionin qe e shoqeronte ne kuader te vizites se tij zyrtare ne vendin tone.
Duke i uruar mireseardhjen ne vendin tone kryeparlamentarit slloven Presidenti Topi shprehu vleresimin per marredheniet shume te mira dypaleshe dhe interesin per zgjerimin dhe konsolidimin e tyre ne te ardhmen ne planin dypalesh dhe ate rajonal. Presidenti vuri ne dukje se i nje rendesie te vecante ne kete drejtim paraqitet dhe bashkepunimi nderparlamentar i cili kontribuon ne nxitjen dhe zhvillimin e proceseve integruese te vendit tone ne Bashkimin Evropian. Kryetari i Shtetit vleresoi ne kete kuader vendimin e Parlamenti Evropian per liberalizimin e vizave te Shqiperise dhe Bosnje - Hercegovines si nje vleresim ndaj punes se bere nga dy vendet dhe rikonfirmim te mbeshtetjes ndaj aspirates sone euro-integruese. Presidenti Topi nenvizoi vecanerisht kontributin dhe ndihmesen e vlefshme te Sllovenise ne kete proces si dhe vecanerisht te eurodeputetes Tanja Fajon.
Ne kete takim te dy bashkebiseduesit u shprehen ne mbeshtetje te plote te intensifikimit te bashkepunimit ne shume fusha me interes te ndersjelle midis Shqiperise dhe Sllovenise ne ate te ekonomise dhe ne fusha te tjera te shkembimeve tregtare kulturore etj. Shqiperia ofron mundesi te mira per terheqjen e investimeve te huaja ne tregun dhe ekonomine shqiptare dhe per pjesemarrjen e kompanive sllovene ne te - nenvizoi Presidenti Topi dhe theksoi se ne deshirojme nje prani me te madhe te kompanive dhe firmave prestigjioze sllovene qe te investojne ne Shqiperi ne procesin e privatizimit te sektoreve strategjike ne vend.
Nga ana e tij Kryetari i Parlamentit te Republikes se Sllovenise Pavel Gantar shprehu kenaqesine per kete vizite ne Shqiperi dhe per mikpritjen qe autoritetet shqiptare i kane ofruar. Zoti Gantar vuri ne dukje se ky eshte nje tregues i mire i marredhenieve shume te mira qe ekzistojne mes dy vendeve dhe popujve tane dhe u shpreh se ne sherbim te ketyre marredhenieve vizita te tilla te niveleve te larta duhet te intensifikohen me tej.
Kryetari i Parlamentit slloven Gantar vleresoi zhvillimin dhe ndryshimet pozitive te vendit tone dhe pasi shprehu mbeshtetjen e plote per aspiratat e Shqiperise per tu bere anetare e Bashkimit Evropian theksoi gatishmerine dhe vullnetin e Sllovenise dhe institucioneve te saj per te ndare me ne pervojen e frytshme integruese me qellim permbushjen standardave dhe kerkesave integruese.