E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Në tre vitet e ardhshme do të dyfishohen investimet për fshatin shqiptar

Kryeministri Berisha: Nëse ne këto tre vjet ne investuam 1,2 miliard dollarë për fshatin shqiptar, ju jap fjalën e nderit se në tre vitet që vinë do të investohen 2,4 miliard dollarë.

Në kuadër të turit, “Shqipëria po ndryshon “Kryeministri Berisha  vizitoi sot Shkodrën, ku fillimisht mori pjesë në inaugurimin e kolektorit kryesor të sistemit të vaditjes dhe kanalizimeve dytësore në Bushat, investim me vlerë 2, 6 milion dollare.

Duke uruar banorët për këtë vepër të rëndësishme për të gjithë zonën, Kryeministri u shpreh se inaugurimi i 90 kilometrave kanale parësore dhe dytësore, të cilat mundesojne ujitjen e 5400 ha tokë, do të fuqizojnë me tej potencialet e mëdha të komunës Bushat.

Kryeministri Berisha siguroi fermerët e Bushatit dhe të gjithë Shqipërisë se për qeverinë shqiptare përparësi themelore mbetet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i integruar  i fshatit shqiptar. “Per qeverinë shqiptare, nuk mund të ketë zhvillim të Shqipërisë, pa zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të fshatit shqiptar, ndaj ne jemi të  vendosur të investojmë gjithnjë e më shumë për infrastrukturën tuaj në rrugë të reja, ujësjellësa shkolla, kanalizime, sisteme të vaditje, sikundër jemi të vendosur të ndihmojë fermerët shqiptarë, t'u krijojmë atyre të gjitha lehtësirat e tregut, t'u garantojmë konkurrent të lirë dhe të ndershme. Ne jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm  frutikulturën dhe një seri prodhimesh të tjera të fermerëve shqiptar”

Kryeministri premtoi se, ndonëse në tre vjet për fshatin shqiptar është investuar me shumë se kurrë ndonjëherë në historinë  e tij, në tre vitet e ardhshme do të investohet dy herë më shumë. “Ne tre vjet kemi investuar për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë 104 miliard leke, kemi investuar mbi 1,2 miliard dollarë. Ky është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë për  fshatin shqiptar, në tërë historinë  e tij. Por, nëse ne këto tre vjet ne investuam 1,2 miliard dollarë, ju jap fjalën e nderit se në tre vitet që vijnë do të investohen 2,4 miliard dollarë. Qeveria nuk punon dot në fermat tuaja, por ajo do t'ju krijojë të gjitha kushtet në rrugë, shkolla, kanalizime, ujësjellësa  dhe të gjitha kushtet urbane për një jetë sa më normale", theksoi Kryeministri.

Duke garantuar banorët e Bushatit se qeveria do të mbajë të gjitha  premtimet e dhëna deri më sot, Kryeministri siguroi se tek kjo qeveri ata do të gjejnë mbështetjen  e plotë dhe të sigurt për zhvillim dhe prosperitet. “Tek kjo qeveri keni mbështetjen e plotë dhe të sigurt për zhvillim dhe prosperitet. Ne po i mbajmë premtimet e tona, siç i ka hije burrit. Sic e thotë dhe populli "burri lidhet nga fjala". Unë kam mbajtur dhe do të mbaj çdo premtim të dhënë. Kryetari i PS është në ethe të tmerrshme dhe dua t'i them se nuk ka gjë që t'ia ulë temperaturën atij. Kjo sepse është i sigurt se do t'i humbasë zgjedhjet. Ne do të vazhdojmë me realizimin e premtimeve tona, me asfaltimin e rrugëve, me ujësjellësat. Dhe kur të vijnë zgjedhjet, do të votojmë  si njerëz të lirë", vijoi Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›